''Duhet të kujdesem për fëmijën dhe nënën e sëmurë'', Alma Kaçi kërkon masë më të lehtë sigurie

4 Korrik 2023, 12:59Kronika TEMA

''Duhet të kujdesem për fëmijën dhe

Pas Safet Gjicit edhe Alma Kaci i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për një masë më lehtësuese se sa ajo e arrestit në shtëpi.

Në argumentet e parashtruara, Kaçi pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje dhe se duhet të kujdeset për fëmijën 12 vjeçar dhe nënën 71 vjeçare të sëmurë.

Një tjetër agrument që ka dhënë ka të bëjë më kualifikimin e vepres penale. Sipas mbrojtjes ligjore, nuk kemi të bëjmë me veprën penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ajo ka qënë inskenim.

Kujtojmë që në seancën gjyqësore të mbajtur ditë më parë, Alma Kaçi pretendoi se ishte viktimë.

“Jam viktimë. Kisha projekt. Merem me qentë, kam 20 qen në shtëpi. E bëra videon sepse herën e parë më ngacmoi dhe vendosa ta flmoja” ka thënë Kaçi për bisedën mes saj dhe Gjicit në videon seksuale që u bë publike, ku flisnin për dhënien e një projekti për sterilizimin e qenve të rrugës në bashkinë e Kukësit.

3 Komente

  1. K
    Km

    Me cfare profesionin i nxjerr te ardhurat ti "e vetmja"?me regjistrimet gojore?Atehere ti sjell rezikshmeri te madhe ne shoqeri,mbase dhe per vete familjen tende.Duhet ta mendojne kete qe kur regjistrove ate mjekeen ne spital,kur detyrove G.A ne durres te vetevritet nga shantazhit YT.Keto dy ngjarje ,me te degjuar i kam,por ajo e GA te ngarkon me pergjegjesi penale,sepse eshte rrjedhoje e shantazhit tend.A Ka prokurori qe e Ka hetuar kete ngjarje?Le ta marri SPAK.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje