Një 39 vjeçar gjendet i pajetë brenda makinës në Durrës, dyshimet e para

4 Korrik 2023, 12:07Kronika TEMA

Një 39 vjeçar gjendet i pajetë brenda makinës në

Një 39 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të martë në Durrës.

Sipas policisë mësohet se viktima është gjetur brenda makinës së tij në lagjen nr. 3 në Durrës, ku paraprakisht dyshohet se 39 vjeçari banues në Krujë ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.


Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.

Lini një Përgjigje