Lefter Koka për herë të parë në sallën e gjyqit, SPAK kërkon 10 vite burg për ish-ministrin

6 Korrik 2023, 13:00Kronika TEMA

Lefter Koka për herë të parë në sallën e gjyqit,

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka marrë pjesë për herë të parë në gjykimin ndaj tij.

Seanca në GJKKO ka nisur prej orës 9:00 dhe nëpërmjet avokatëve mbrojtës, Koka po lexon konkluzionet përfundimtare.

Koka shihet pas hekurave në sallën ku po mbahet seanca. Në anën e tij të djathtë shihet dhe Alqi Bllako.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin që me aplikim të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, do të dënohet 6.8 vite.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.

 

Lefter Koka për herë të parë në sallën e gjyqit,

2 Komente

  1. D
    Drejtesia e munguar

    Më jepni mu 1 milion euro se I bëj edhe unë 6 vjet burg

    Përgjigjjuni
    1. t
      tata luigji

      ter bytha si po te duket biruca, a ka ndonje ndryshim me hotel me 5 yje apo njelloi, duhet burgu i xhaxhi enver qe hajdutet ose ju priste krahun ose i bente mish per qenet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje