
Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dhënë dëshminë e tij të parë në sallën e gjyqit. Ish ministri shprehet se procesi dhe gjyqi ndaj tij është i manipuluar teksa shton se e vërteta dhe pafajësia e tij do të triumfojë.
Koka, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion për aferën me inceneratorët.
"Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Eshtë kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time!
Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërinë.
Ky proces është i manipuluar fund e krye , besoj se e vërteta do të triumfoj. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit. Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën.
Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi.
Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt."- thotë Koka.
Lefteraqis e verteta doli. Si i bere zotrote milionat? apo dukesh edhe surrat i zgjuar ti. He bej burg e leri pordhet.
E vertete. Lefter Koka ka reswektin e qytetareve te Durresit. Ka punuar me ndershmeri dhe perkushtim. Ne politike u fut per te miren e qytetit dhe qytetareve te Durresit, por politika e perdori dhe e futi aty ku eshte. Kete e ka nga Ilir Meta.
SPAK eshte ngritur mbi te dhenat e kryekrimineleve dhe kryehajduteve Sali Sheqere Berisha e Ilir Monika Kryemadhi.