Sherr masiv në një lokal Fushë-Krujë, rrihen me sende të forta dy vëllezër për zhurmat e gurores: I bëjnë për spital

6 Korrik 2023, 17:31Kronika TEMA

Sherr masiv në një lokal Fushë-Krujë, rrihen me sende

Një konflikt verbal ka degraduar drejt dhunës ditën e sotme në fshatin Borizanë pranë Krujës. Mësohet se, konflikti ka nisur për shkak të një guroreje, ndërsa nga dhuna me sende të forta kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Sakaq, mësohet se të plagosurit Jashar Maja dhe Bilbil Maja janë dërguar drejt spitalit, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë. Dy anëtarët e fisit Maja raportohet se janë përplasur fizikisht me anëtarët e fisit Rraja, të cilët dyshohet se kanë dhunuar dy të plagosurit.

Njoftimi i Policisë

“Krujë/Informacion paraprak: Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr. Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J.  M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për zhvillimin e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.”

8 Komente

  1. G
    Gurabardhi

    Të gjitha kafshët dykëmbshe, shqipfolëse, duket sikur janë grumbulluar në F/Krujë. Edhe Shkodra ka plot.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lisi

      Nuk e di se cfare demesh po bejne ne Shkoder po di se cfare po bejne ne Durres... dhe di (se duket nga larg) se cfare demi po bejne ne Kruje: PO NA GERRYEJNE PRAGUN E SHTEPISE ME KETO GURORET DHE PER NJA DY VJET DO RREZOJNE KALANE E KRUJES PERTOKE...! Aferim shtetit qe se ve ujin ne zjarr...i kam zili vallahi

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        kane zbritur nga lartesite e shpellave.

        Përgjigjjuni
      2. r
        rroja

        kta rrajat qekan cubat e zones ahahah

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bishti na mungon !

          Po nese keta qe jane zene ,, nese do te benin Shqiponjen me dy duart ! si Florriri Gimi me tha 7 % . Mbase nuk do te ishin zene njeri me tjetrin..

          Përgjigjjuni
          1. a
            aleks

            kokat hengershin babonet 2 kembesh , vari k***n pune malokesh, kur te huajt do ti kuptojne se ç'fare speciesh jane ,s'kane per te shkelur me ne shqiperi

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kapedani

              Tani do fillojne te vrasin njeri-tjetrin.Ne fund nuk do ngelen me burra.

              Përgjigjjuni
              1. d
                dhjaks

                po ku ka burra fisi Rraja. te pabese, te vine pas shpine. frikacaket e krujes

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje