
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi në datat 4 dhe 5 korrik 2023 një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar ku pati takime me përfaqësues të lartë të Home Office, National Crime Agency, Crown Prosecution Service dhe Foreign Office.
Zyra e shtypit të SPAK bën me dije përmes një deklarate se në këto takime u diskutua rritja dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Raportohet se në takime, Dumani nënvizoi rëndësinë e kësaj vizite për prezantimin e strategjisë por dhe nevojës për mbështetje të SPAK nga autoritetet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në përmbushjen e objektivave dhe synimeve të saj të cilat i shërbejnë interesave të përbashkëta të të dy vendeve.
“Dumani cilësoi rritjen e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar kryesisht në ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimeve paralele, shkëmbimin e të dhënave dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore në hetimin financiar. Autoritetet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar shprehën konsideratat e tyre për rolin dhe punën e rëndësishme të SPAK dhe shprehën angazhimin për të parë mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis SPAK dhe agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.
Të gjitha palët e konsideruan këtë vizitë pune mjaft të suksesshme në përmbushjen e objektivave të përbashkëta. Drejtuesi i SPAK, falënderoi organizatorët e këtyre takimeve dhe veçanërisht përfaqësuesit e lartë të Home Office dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, për krijimin e kësaj mundësie dhe për besimin e dhënë SPAK në vendosjen e një partneriteti afatgjatë midis tyre”, thuhet në njoftimin e SPAK.
"Kreu i SPAK vizitë 2 ditore në Britaninë e Madhe, zbulohen arsyet " për tu theksuar "ZBULOHEN ARSYET"?? uau katunarizmi gazekaresk nuk ndahet dot nga peshkimi në majë të malit!!"JA EMRI","ZBULOHEN ARSYET", "JA MOSHA",e një turrli karremash katunaresk,prej mashtruesi të dobët që dhe fëmijët nuk do binin brënda!!o hajvanët e mutit,o turp i gazetarisë do të mjaftonte "Kreu i SPAK vizitë 2 ditore në Britaninë e Madhe!"për të bërë tërheqës lajmin!!gjithkush e di se kreu i spak nuk ka shkuar për të parë ndonjë koncert,a për të shkuar në bordell në britaninë e madhe!sepse jeta e tij private nuk na intereson!!e dimë që nëse shkruhet një lajm ""Kreu i SPAK vizitë 2 ditore në Britaninë e Madhe!" do të thotë se ka një ARSYE SHTETRORE,që gazekaruci i meros do të na i tregojë!!sepse lajmi shkruhet për të treguar arsyet përse ka vajtur dhe jo për të kërkuar peshq që të shtojnë ndonjë klikim! o injorantë,të paaftë që të jepni lajme,shkoni e mësoni diku,me të vërtetë,mos merrni dipllomë letër për ta varur në mur!mësoni si shkruhet dhe si tërhiqet lexuesi!ju mund të kapni peshq me këto "zbulohen arsyet"por në anën tjetër humbni lexues!një njeri me pes pare tru në kokë,nuk e hap një lajm të tillë ku shkruhen këto lloj karemash mediatik!!