Dhuna ndaj avokatit Cakrani, shtyhet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën

12 Shkurt 2026, 13:11Kronika TEMA
Dhuna ndaj avokatit Cakrani, shtyhet në GJKKO seanca paraprake për

Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta është shtyrë për në 19 shkurt.

Siç raporton gazetarja Keti Banushi shkak i kësaj u bë mungesa e avokatëve të Metës, Gylsen Zhllima dhe Kujtim Cakrani, në shenjë proteste pas dhunës që i ushtruan këtij të fundit para disa ditësh në Vlorë.

Meta ka kërkuar të vazhdonte seanca me argumentin se ishte gati për të bërë parashtrimet, por pokurorët Sotir Kllapi dhe Arben Kraja kërkuan të shtyhet në mënyrë që të jenë te pranishëm edhe avokatët.

Lini një Përgjigje