Ky që shihni në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili mesditën e kësaj të enjte tentoi të grabiste një bankë në Tiranë. Ai u fut në ambientet e bankës me një armë automatike kallashnikov, ndërsa pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë. Kanë qenë dy efektivë të patrullës “Shqiponja” ata që e neutralizuan.
Policia e Tiranës doli me një deklaratë zyrtare, ku sqaroi rrethanat e tentativës për grabitje në një bankë në Rrugën e Kavajës.
Sipas njoftimit, rreth orës 11:15, shtetasi Bardhyl Fusha, 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës me qëllim vjedhjen. Gjatë qëndrimit brenda, ai ka qëlluar me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.
Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 58-vjeçari u shoqërua në Komisariat, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia njofton se, pas përfundimit të veprimeve hetimore, do të japë informacion më të plotë për rastin.
I lajthitur nga budallalleku e i rrethuar nga bolleku
Ca po flisni...Grabites eshte banka qe i ka bllokuar paret ketij Fushes dhe ka 3 muaj qe nuk ja jep.Ka ardhur koha qe te krijohet nje institucion finaciar qe parat te menaxhohen direkt nga klientet .Mjaft me..Bankat grabisin dhe mashtrojne qytetaret.Te gjithe ketu ne Ameriken e Veriut jane te pakenaqur me bankat..Shikoni interesat e depozitave per nje vit jane me te ulta se inflacioni.
58 dhe akoma me mend adoloshendti. Kjo tregonë se Shumica e njerzve në Shqiprie Kan mentalit kriminal.
Pse i bini m qaf t shkretit? Ai ka tre muj qy kerko lekt qy i ka fut n depozit ne banka sun ja nep. Pa ça pa, u detyru me mar maliherin ne e çoj t drejten e vet n ven.
Çohu Enver
c´fare e shtyu te Rrembej Maliherin??
Dukagjinaz Do te jet nje prej atyre qe u ka ber lavazhin e trurit neomalsorja
A e kane mbiemrin Fusha ato qe po ndertojne Teatrin Kombetar te Ri?
Jo, ata e kane Berisha