Protesta e opozitës, zëdhënësi i Policisë: Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? U procedua për organizim të tubimit

11 Shkurt 2026, 22:30Kronika TEMA
Protesta e opozitës, zëdhënësi i Policisë: Vënia

Zëdhënësi i Policisë së Tiranës, Gent Mullai theksoi se protestuesit e opozitës kryen një sulm ndaj punonjësve të policisë.


“Gjatë tubimit dje, janë përdorur bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta  të drejtim të policisë, si pasojë e sulmit, janë plagosur 16 punonjës policie. Unë them sulm ndaj punonjësve të policisë se bomba molotov janë hedhur drejtpërsëdrejti mbi trupin e punonjësve të policisë. Them diçka që protestuesit kanë hedhur mbi punonjësit e policisë, kryesisht te parlamenti. Për të përcaktuar nëse janë akte të organizuara, është ngritur një grup hetimor nga policia Tiranë dhe Prokuroria Tiranë, e cila do të hetojë se çfarë ka ndodhur gjatë tubimit të djeshëm. “, u shpreh zëdhënësi.

 

I pyetur për procedimin ndaj deputetit Belind Këlliçi, edhe pse ky i fundit ndodhet në SHBA, zëdhënësi pretendoi se ai është vënë nën hetim jo për dhunë ndaj punonjësve të policisë por për organizim të tubimit.

“ Nuk është lapsus, zoti Këlliçi nuk është proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë por për organizim të tubimit. Policia ka pasur informacionin e nevojshëm dhe janë referuar materialet në Prokurori Tiranë. Pasi kanë mbaruar fjalimet te tubimi para kryeministrisë, kanë filluar aktet e dhunës. Policia është treguar e përmbajtur. I ka bërë thirrje që të distancohet nga aktet e dhunës. Gazi lotsjellës është përdorur para parlamentit pasi sulmi ka qenë me intensitet të lartë para punonjësve të policisë.”, tha ai.

3 Komente

  1. G
    Ganimeti

    Ah mor ju të mjerë, ju ju ka braktisur drejtesia. Ju i arrestoni, gjykata i liron. Akoma se keni kuptuar, që ç’do e keqe këtij vëndi,i vjen nga prokuroria dhe gjykatat. Këtu dënohet një për parkim dysh, dhe lirohet një që hedh bombë, ku djeg, këput gishtat një ounonjës policie, apo dëmtohet nga gjymtyrët. Ligji është, ligji nuk zbatohet derisa nëpër gjykata, ka akoma kamikazë të akademisë plepave, apo shoferë dhe noterë prokurorë e gjykates.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????

      Organizate terroriste berrishjane...fuck!

      Përgjigjjuni
      1. a
        analist

        Plepaxhinjte 6 mujore te sales jane neper zyrat e shtetit veprojne me strategji me otkestrim te kriminelit sale nuk bejne asnje pune marin rroga te majme.Ata vete nuk kane per te ikur kurre.Ata duhet ti futush burg po kush ti fute.Kujdes Edi Rama nuk te falet te sjellish kriminelet ne pushtet.Kujdes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje