Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski zhvilloi këtë të mërkurë disa takime me figura të politikës dhe të drejtësisë.
Më konkretisht, ai u takua me presidentin Bajram Begaj, ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Albana Koçiu, kreun e SPAK, Klodian Braho, drejtuesin e GJKKO , gjyqtarin Erjon Bani si edhe figura të tjera të ligjit dhe drejtësisë.
Ka qenë ambasada e SHBA në Tiranë që ka ndarë disa fotografi nga takimet, ndërsa ka zbardhur edhe diskutimet mes tyre. Ambasada thotë se SHBA janë të fokusuara n bashkëpunimin “për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.”
“Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.”, njofton ambasada.
A e di ky zotni se gjyqtari Bani eshte berishist,dhe I sherben Sali kriminelit?
O mero po hiqni dor nga keto lajme idiot! Ky loqja ka takuar presidentin, dy ministrat te drejtësisë dhe të brendshmin drejtore poicie te shtetit dhe në fund edhe çamo grekun Erion Bani me skraparliun Klodian Braho dhe nuk ka asnje lidhje publikimi sikur ka takuar si te perzgjedhur Banin dhe Brahon keta kabë patur nje takim 1o minutash bashe me nipin e Myslym Ketës
Haaaaa gallate ju po takoni nje grupe sharlatanesh qe i sherbejne familjes kriminale Berrisha......
Detyra juaj ta takoni po dijeni se ky eshte kamikazi Saliut ne Gjkko.
Amerika kerkon me insistim arrestimin e kufomes non grata. Kete I kerkoi me ngulm Llalles e Dumanit. Te shohim do kete bythe Brahua te zbatoje ligjin ndaj ketij krimineli, apo do e kercenojne edhe ate me vidio roze
Kur shikoj kete gjyqtarin Bano me duket sikur shikoj Sali kriminelin.
Eshte mbushur gjkko me berishist si ky Erin Bano