U burgos nga SPAK se ndihmoi një familje t’i lidhej energjia elektrike, reagon ish- kryebashkiaku Rrogozhinës

11 Shkurt 2026, 11:15Kronika TEMA
U burgos nga SPAK se ndihmoi një familje t’i lidhej energjia

Pas arrestimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, ka reaguar përmes një mesazhi publik drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të tij.

Në një postim të gjatë, ai flet për situatën në të cilën ndodhet, e cilëson veten “të burgosur politik” dhe shpreh bindjen se do të përballet me drejtësinë deri në fund, duke deklaruar se beteja e tij nuk mbyllet këtu.

REAGIMI

 

????Miqtë e mi, t'ju flas tashmë në cilësinë e një ish kryetari është normale por në cilësinë e një të burgosuri politik me apo pa të drejtë sigurisht që është e rëndë.

⚪️Së pari, falenderoj me zemër çdo mik/e, shok/shoqe, koleg/e, mbështetës/e, qytetar/e dhe familjarë për mbështetjen e pakufijshme që më keni dhënë nga dhjetori i vitit 2020 e deri më sot, bashkë kaluam sfida përtej asaj çfarë mendonim se ishim të aftë të përballonim por sot fjalët për të përmendur arritjet tona mendoj që janë të tepërta pasi kush ka pasur sadopak besim dhe dëshirën e mirë, ka parë transformimin dhe 'luftën' e pastër që të gjithë bashkë kemi bërë krah për krah për të bërë më të mirën për qytetin tonë.

⚪️Së dyti, kushtet në të cilat flas nuk janë absolutisht ato që prisja nga vetja ime dhe nga drejtësia për të cilën kam luftuar fort, por mesa duket tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politik, shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re, ama lufta ime nuk mbaron këtu, do përdor çdo mundësi ta fitoj të drejtën time deri në Stasburg.

⚪️Së treti, fjala merr dhenë më shpejt se era dhe përveçse flitet se këtë situatë e kam "peshqesh" nga kundërshtarë politik, nuk më pëlqen aspak ideja që diskutimi zgjerohet duke thënë që "peshqeshi" vjen nga rradhët e partisë socialiste qoftë brenda qytetit apo më lart.
Miqtë e mi, me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në krye, në Rrogozhinë, kemi fituar pesë palë zgjedhje, qytetarët na besuan plot pesë herë për aq kohë sa kam qenë drejtues apo kandidat, nëse do kishte sulme personale, askush s'do më kishte lejuar të ushtroja këtë "pushtet" me të gjithë ju përkrah nëse punët do ishin ndryshe nga çfarë janë, unë jam socialist dhe i tillë do mbetem dhe ju duhet të siguroheni që me ose pa mua të qëndroni të bashkuar, mos lejoni as kundërshtarët politik dhe as njëri tjetrin që t'ju distancojë nga qëllimi final, këto s'janë vetëm fjalët e një të burgosuri por janë fjalët e dikujt që njeh çdo rrënjë, degë apo gjethe të familjes së madhe socialiste.

⚪️Së katërti, sulmet personale, politike madje edhe familjare kanë qenë të njëpasnjëshme që në momentin që kam futur këmbët në zyrën e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë dhe kam pasur bindjen që janë normale por të sulmohem dhe të burgosem sa kam ndihmuar dikë në nevojë, e kam shprehur dhe do ta them sërish...sa herë të kem mundësi t'i qëndroj pranë dikujt në vend që ta "gjunjëzoj" përballë vështirësive të jetës, çdo herë do kisha bërë të njëjtën sjellje për ta ndihmuar, qoftë kjo për energjinë elektrike apo nevoja të tjera jetësore. Kryetarllëku ikën e vjen po dashtë zoti jeta do të jetë shumë më e gjatë sesa kaq.

⚪️Së pesti, do ketë plot që do mërziten sikundër do jenë të shumtë dhe ata që janë gëzuar për gjendjen ku ndodhem, kam dy fjalë edhe për këtë...ndoshta do quhem i korruptuar, ndoshta hajdut, ndoshta i pabesë, ndoshta zaptues i asaj karrigeje, ndoshta do përflitem që mora apo lash stafetë kur ndërkoh aty vendoset ai që populli dhe drejtuesit mendojnë të aftë, ndoshta quhem si dikush që i ka rënë dikujt kot në qafë, mund të hidhet vrer mbi mua apo dhe ndaj familjes time, këto janë fjalë që do thuhen qofsha un më i miri apo më i keqi drejtues që ka qenë në krye të atij institucioni por dëshira e mirë dhe të kem dinjitetin tim të paprekur kanë qenë gjithnjë udhëheqësit e mi kryesor.

⚪️Së fundmi, qyetarëve i uroj përzemërsisht të kenë shëndet, mbarësi dhe dashuri në familjet e tyre.
Mbështetësve i them besojnë fort që më e mira është përpara, fati bëri një lojë tjetër me mua dhe vendosi që të vuaj dënimin në një institucion për të cilin u bë "molla e sherrit" në "kulmin" e karrierës sime por siç kuptuam edhe atëherë, fundi mund të jetë afër por shpresa për më mirë nuk ka asnjëherë fund. Vazhdoni të besoni dhe të luftoni për idealet tuaja, pavarësisht pengesave që do dalin para.

Dhe e fundit edhe më e rëndësishme, i them familjes dhe të afërmve të mi që të rrijnë me kokën lart, Edisoni juaj është i burgosur por nuk është kriminel, Edi juaj as nuk ka vrarë, as nuk ka prerë dhe as nuk ka vjedhur, ju s'keni gabuar askund ndaj mos u mërzisni, është thjeshtë një sfidë tjetër të cilën do ta kalojmë të gjithë bashkë me miq e shokë zemre pranë.
Për të gjithë...nuk është një lamtumirë por vetëm një mirupafshim për një kohë të caktuar, zoti ju bekoftë!
Me respekt, Edison Memolla!

52 Komente

  1. M
    Maro

    Korrupsion zghedhor...kaq. te tjeret mos te vejne te njejten gje. Korrupsioni zgjedhor eshte me keq se vjedhja e vrasja.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Maro Mokra. Ke marrë kot. Ajo që mund te kete bere Edison Memolla çon ne doreheqje. Por jo me shumë se kaq. Sali Qeni është i lire ndersa Memolla ne burg. Paradoks shqipetar.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Ska rendesi fare...Saliu e mori 1 vit e do mari te tjera....askush nuk duhet te perdiri posting per vote....

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hardhia Edit

          Po ajo qe ka bere Belinda ku con? Mqns paske ketr meter!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali Ram (a) Berisha

            Kush vjedh energji ...shkon ne qeli......kush vjedh miliona euro... rri ne qeveri !

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1997

              Kush vret shkon ben xhiro neper bote dhe me pas protesta para kryeministrise, po, sepse Spak e Gjkko e liruan duke u justifikuar qe duhet te ishte ne krye te opozites ...

              Përgjigjjuni
          2. P
            Prgj

            Po nuk dha doreheqje ai or shoku. Prandaj shkoi ne burg. Po te pranonte se kishte “Blere” ate voten e fukarajit dhe te dorehiqej me ndjese publike sdo ishte ne burg.

            Përgjigjjuni
            1. h
              hila

              Ai shkoi ne burg se nuk pagoi njerezit gjobvensa. ne Spak e gjykate jane njerezit ma te poshter gjobvensa e te korruptum qe ka shqipnija.

              Përgjigjjuni
            2. E
              Elbasan

              Memolla eshte hajdut i votave o sufllaqexhi

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elbasani

                O patronazhist muti u burgos se eshte hajdut i rilindjes se Ramovic Vucicit

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kutuzovi

                  Po Sali Berisha pse nuk gjykohet te denohe.?Ai eshte i pandehur per korrupsion per te cilin eshte shpallur non grata nga Amerika,kurse SPAKdhe GJKKO, nuk e ka vene ujin ne zjarr. Saliu tallet me drejtesine.

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    1997

                    I dashur Memolla, ti je ne burg vete per 1 motiv, "jà nuk eshte vetem kryebashkiaku i Tiranes ne paraburgim, ligjit per ne eshte njesoj per te gjithe", po perché kryekriminelit Sali, mbasi Spak per ate dhe te birin nuk po' i gjen provat.

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kanina

                    U burgos sepse vodhi nje litar ne fund te te cilit ishte lidhur nje lope. Kanina

                    Përgjigjjuni
                  3. S
                    Salehu

                    Dum duman gollo me qenjte qe lehin, turp me cfare meerren keta qe marrin dy fishin e rroges presidentit, njeri futet ne burg per nje kanal, tjetri ndihmon fshataret me lekt e vet, o zot, kurre me keta karagjoza, ai qe ka vrare shpresen e Shqiperse ashte I lire sepse dumi me shokte e tije nuk kane kohe

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koha e dardhëve po mbaron

                      Me fiq memoll me dardha mbaroji ajo histori o kush shkel ligjinn shpejtë apo vonë do përfundoji në burgë këtë ta mësojnë të gjithë shkelsit e ligjit në Republikën e Shqipëris koha e të fortëve po përfundon

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lomi

                        në Republikën e Shqipëris koha e të fortëve po përfundon? Hajt qoft oer hajr, te fortet e Spakut qe shkelin ligjin per cdo dite i pret burgu! Te pergjosh pa nje autorizim nga gjykatesi eshte krim teper i rende, te kercenosh deshmitaret eshte krim, te genjesh duke qene prokuror eshte krim, te shtremberosh provat eshte krim, te telefonosh femrat e tjetrit ne 11 te nates eshte krim, te kesh nga 3 apartamente e 4 dyqane pa i justifikuar eshte krim!

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Ana

                        Ky eshte budallallek i gjykates, ajo te burgos e jo SPAK. Mos i ngateroni qellimisht gjerat qe ne titull o gazetare amatore!

                        Përgjigjjuni
                        1. 9
                          90

                          Gjkko-ja e SpaK jane si gishti me thuan!

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          DmJ

                          Na mbushe mendjen profesor

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shabani

                            Njē komunikim i nevojshëm me në të distancës. Nëse dënimin ia kanë vesh me vogëlima, ( metodë e disa personave të drejtësisë për të justifikuar fuksionin e sevilizmin politik) çështjen që ka cënuar identitetin personal e si përfaqësues i zgjedhur, shumë mirë bën që e ndjek. Jam për një reagim mbështetës edhe të popullit të Rrogozhinës. Fitoftë e mira me të drejtën.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Ardiani

                              Memolla nuk u burgos nga SPAK se i lidhi energjine nje familje (: kjo eshte nje sajese idiote e Memolles) por sepse ka vjedhur atje ne zyre sa ishte Kryetar Bashkie (si tere versniket e tij neper tere zyrat e Rilindjes).

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Erdogan

                                Eshte denuar me akuzen Koupsion Zgjedhor o Ardian. Nese ti e di mire dhe ke fakte se ka vjedhur atje ne zyre sa ishte Kryetar Bashkie, shko dhe dorezoi ne prokurori dmth ne SPAK. Po ku ka fonde o derezi komuna e rrogozhines. Vetem nese ka vjedhur fondin e ndihmes ekonomike dhe i ka lene qyqaret pa buke. Hapesire per te vjedhur/grabitur ka Tirana, Durresi, Fieri, Vlora...., por Rrogozhina hahahahahahahahaha nuk ka kokerr leku.

                                Përgjigjjuni
                                1. r
                                  rp

                                  pthu bure kurve qe mereni vetem me shpifje!

                                  Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Turp

                                  Ky u denua se ka vjedhur vota Problemi eshte qe Belinda ka vjedhur qindra milion euro e dhjetera mijra vota dhe mbahet me dhune ne pushtet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Na myten halet

                                    Problemi eshte qe familja Berisha ka rrembyer e ka vrare aq shume e vazhdon e nderton grattaciela me miliardat e vjedhura!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. V
                                    Vicidoli

                                    Po ana keta qelbesira jane bashke, kane pune sepae dikun kane bere pisdheqe, ai qe vret e vjedhe ashte I lire, shiko Salehun, Mediun, Zenat Nok nulla, tv e Zen oeshkaqenit, dumi asht I zane me kanale rruge fshati dhe me do telefona dhe keta gjykates qe vodhen e u pasuruan kane dosje e nuk veprojne, sepse I dine dhe nje idiot sa pare kane marre

                                    Përgjigjjuni
                                    1. b
                                      bb

                                      Ne nje sistem pluralist korrupsioni zgjedhor duhet te sanksionohet me denimin me te rende se vrasja . Fale korrupsionit zgjedhor PS eshte zhytur ne vjjedhje, fale korrupsionit zgjedhor sot Shqiperia po boshatiset ne menyre te frikshme. Sigurisht ky djali eshte vetem nje ushtar i vogel ne perandorine e korrupsionit te Rilindjes por gjithmone i vogli e ha.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. e
                                        eli-tiv

                                        ....si mund te vjedhes saliun ?? babain e votes se vjedhur...??? ...ka vulen ne balle e familjarisht ..."korupsion madhor"

                                        Përgjigjjuni
                                      2. L
                                        Luani

                                        Ca Kan kap mor Amon, nje qe Ka lidh energjin eletrike nje familje se ndryshe nuk fitonteeeeeee per 4 votaaaaaaaa.......hahaha

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Toni

                                          Po tani e di ky qe nuk eshte ne opozite? Kush e sulmon pokitikisht kete, je ne pushtet o Babam.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Miri

                                            Çdo shqiptar ka bërë shkelje e gabime të lehta dhe gjykatat mundë ti dënoj Krimet vrasjet sidomos ato të pushtetarëve buhet të dënohen ashpër I bie ne i zgjedhim në pushtet ata na vjedhin na djegin dhe na vrasin dhe marzalla se largohen nga politika se duan të mbrohen politikisht për zullumut që kan bërë deri sa të vbesin duan ta djegin prap vëndin Politika e korupsionit duhet të largohet me votë të dënohen duke votuar partit e reja

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              Ushtari.

                                              O Edison nuk e ke kuptuar ti akoma " qe ta kesh mire me spak-un ( shtypi ata qe nuk paguajne dot dritat e ujin)".0 Edison te uroj qe te fitosh betejen me kete mender dhjertesi.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. J
                                                Jimi

                                                Aman te keqen se mos na fusni ne burg vrasesin Sali !

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Patronazhisteve cekic ballit

                                                  Nuk e fut Saliun ne burg SPAK-u jo. Kane urdher nga Rama ta lene rehat. Po ra Saliu, bie Rama. Si tha palloshi? Saliun ja kam lene perendise. Te merret zoti me te.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. S
                                                  Sadiu

                                                  Ky ndihmoj fshatarin që i lidhi dritat elektrike dhe ja quajtën korupsion elektoral. Po Bardhi 30 km në juglindje të Rrogozhinës kishte ngritur skuadër të armatosur ne fushatën elektorale në Elbasan bile vrau edhe doktorin në mes të qytetit dhe nuk u thirrë për të deponuar për vrasjen por është lëshuar si qën rrugësh duke lehur dhe zotërinjtë e drejtësisë çdo fjalë të këtij pederasti vetëm i regjistrojnë. Jo që qëkur i ranë brekët Gert Ibrahimit po vazhdojnë dhe do ti bien ato gjithë drejtësisë Paskemi ndërtuar kala në rërë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. a
                                                    aleksander

                                                    q*u robt ketyre prokuroreve te plepave, krimineli me i madh i shqiperise saliu, qe ka veshur me te zeza me mijera nena shqiptare ,e lene te bredhe i lire dhe te punoje kundra shqiperise edhe sot e kesaj dite qe po flasim

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. U
                                                      U

                                                      Gestapo SpakSaliu I fut ne burg socialistet dhe per nje pordhe,jo per nje traktor,nje sardele etj. Ne studion e Ylli Rakipit mbrem qeshen me denimin e kryetarit te Rrogozhines se ndihmoj nje electricity. Imagjinoni po te ishte I pd,ju kujtohet kur u arrestua Zhelal Mzati Kamzes,gjithe PD ne dyert e burgut deri sa e liruan.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. 1
                                                        1 2 4 krime presin ndeshkim

                                                        Spak qe paguhet nga Shqiptaret dhe jo pak po shume shtrenjt e ka treguar vehten qe e eshte nje organizate e specializuar kriminale ne sherbim te famijes me kriminale ne Shqiperi . Vecanerisht per tre vite qe ishte nen drejtimin e nxenesit me besnik i veshur me termin prokurori i hekurt Alrin DUMANI qe jo vetem vete qe eshte i korruptuar prej Sali Berishes po ketheu tere instuticionin ne sherbim te ketij krimineli . Per sa kohe te jete i lire Dumani jo nen akuze ky vend kurre nuk ka per te gjetur qetesi jo vetem qetesi po do te kete trazirae nga banda terroriste e kriminelit NONGRADA e Sali qenit do shkaktoje trgjedi sikrse ne 10 Shkurt qe per pak i dogji te gjalle rreth 20 police sikurse i vrau e i poqi ne Gerdec 28 njerez bashke me djalin e tij e baxhanakun .

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tatjana

                                                          Nga I dini ore aman ju qe zv.kryeministrja ka vjedhur, kryetari i bashkise Memolla, ai tjetri ne veri dhe ai ne jug kane vjedhur. Nga i dini ore ? I degjoni nga Berisha? Po vete Berisha ka vjedhur ? Une per Berishen them se PO. Sepse eshte derguar ne gjykate me akuze te percaktuar.. Po keta qe pergojoni ju kane ndonje akuze per vjedhje ? Une them qe jo. E para qe eshte per “pabarazi ne tendera “ nuk ka korrupsion dhe Memolla nuk ka korrupsion, thjesht ka bere nje bamiresi por qe i eshte kthyer ne te kundert. Mjaft u moret me “gjyqet popullore “ neper TV dhe duke degjuar ujkun plak qe shpif e genjen qe i eshte zgjatur hunda nga genjeshtrat sa po i futet ne goje.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. l
                                                            llazi usa

                                                            Jane hedhur ne sulem larot e Sali kurves qe ushqehen me nje thes mjell dhe rrine ne fb per te share, kaq mjafton ti shikosh cfare shkruajne

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. t
                                                              te Fala nga Divjaka

                                                              Kjo "Veper penale" qe ka bere ky NUK PARAQETE Rrezikshmeri per Sigurine Publike dhe Kombetare..si e tille Personi Nuk Duhet Arrestuar...por merren ne Ndjekje Penale ne Gjendje te Lire...dhe Denimi ne kete Raste eshte me GJOBE.. 1-Shqiperia eshte bere Vendi i Arrestimeve.....NE Gjermani Nuk Arrestohesh pse Vodhe Energjine... Kur do behen Njerez "Shqipetaret" e Shtetit dhe Pushtetit ne Shqiperi????????????????????

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. X
                                                                Xha Braho

                                                                O laluc Divjake je komplet out me informacionin. Ky eshte denuar nga gjykata e shkalles se pare me 1 vit burg dhe ka qene ne gjendje te lire, pasi e kundershtoje vendimin per ne apel dhe dje gjykata e posacme e apelit la ne fuqi vendimin e shkalles se pare per 1 vit burg. Dhe keshtu shkoi vete per te kryer denimin perfundimtar. Pra nuk e kane arestuar perpara gjykimit sic kane bere me shume te tjere perfshi e Veliajn. Pra eshte gjykuar ne gjendje te lire. Ja u sqarove tani apo prape nuk mbush?

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. s
                                                                shqiptari

                                                                Rri i lire Saliu Mediu e shume te tjere per denohet Memolla per lidhje te energjise elektrike Duhet te vrasesh per te qene ilire

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. M
                                                                  MMM

                                                                  Problemi sot eshte Spak-Gjkko,pa shpartalluar banditet dhe kriminelet e Saliut Duman, Dado, Prenc, Bano,Pellumb etj etj Shqiperia nuk do gje qetesi.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Çfar emri

                                                                    Ktu ujku ben kerrdine disa merren me gjirmet PS esht kthyer ne nje hangar ku jan mbledhur te gjith ata qe duan vetem te pasurohen Ore nese per 21 janarin u merzit mileti per 700 mij dollare , sot nuk e rruan kush sa miljona euro jan uhdukur Ne duhet te na interesoj qe çdo qeverri te jet aty per ne qytetaret dhe jo per disa interesa te nje dor njerzve Sido qe te jet, Saliu, Mediu, Edi apo kushdo qofte, perpara ligjit duhet te pergjigjen njesoj si çdo individ i thjesht kur kta politikan gabojn, si ai qe vjeth shum dhe ai qe vjeth pak , hajdut nhelen

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. E
                                                                      E drejta te i zoti

                                                                      Halabaker. Talleni me dinjtetin dhe varferin e nje shtrese te caktuar. Halli te ben qe edhe kush ta liron pak lakun, te duket si shpetimtar. Ndyresira.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. E
                                                                        Emigranti

                                                                        O Tema pse si publikoni komentet o legena, lëpirës te pushtetit të Korruptuar

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. V
                                                                          Vlora

                                                                          Nje djal i mbrekullushem

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. J
                                                                            Jimi

                                                                            Drejtesia u deformua, jo u rreformua !

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. v
                                                                              viron

                                                                              Shikoni se me çfar idiotizma meret SPAK,nuk e fillojnë me Gërdecin apo 21 Janarin ku janë vrarë 30 njerëz por tallin bythën me këto karagjozlliqe për të justifikuar milionat që marin ...

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. K
                                                                                Kavalioti

                                                                                Turp per SPAK-un qe meret me vogelsira qe mund te merej nje gykate me e ulet apo nuk ka kellqe te hetoje e coje ne burg kriminelet qe dogjen e shkateruan shqiperine dhe pa frike vazhdojne ta djegin efhe sot.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. r
                                                                                  realisti

                                                                                  PER ATA QE KOMENTOJNE SE MEMOLLA KA BERE NAMET... Nje pyetje do t'ju beja-po te ishit ne vendin e Memolles a do te benit si Ai apo me keq? Ka qene nje shprehje dikure qe thoshte:"un vjedh,ti vjedh,ai kapet". Dhe ai qe kapej ishte i keqi e i hidhej ne shpine gjithe kolektivi. Nuk e dije se si do te vepronte nje fshatare me lopen qe i derdh nje here koven e qumshtit?Sipas jush duhet ta therin!!! Si Memolla,apo kryebashkiaku i Bulqizes,apo i Fushearrresit,apo I Tropojes,apo me afer si Erjoni t'i kishim gjithe kryebashkiaket. Vodhi e shperdoroi sa mundi ish kryebashkiaku i Kamzes por, ai ishte i Saliut dhe nuk duhej denuar.... Ama socialistett ku jane e nuk jane,kane vjedhur apo jo te gjithe duhet te denohen per t'i liruar vendin Saliut se gjate i shkoj.

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje