Protesta e organizuar nga Partia Demokratike mbrëmjen e së hënës në Tiranë degjeneroi në përplasje të forta, të cilat çuar në arrestimin e 21 personave. Mes tyre, sipas burimeve pranë policisë, 7 ose 8 janë të mitur, nën moshën 18 vjeç. Pjesa më e madhe e të ndaluarve rezultojnë persona përsëritës, të arrestuar më parë për dhunë në tubimet e PD.
Gjatë protestës janë hedhur flakadanë, shishe molotov, fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të forcave të policisë, si edhe ndaj godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit. Si pasojë e përplasjeve, mbi 30 persona u shoqëruan në komisariat për verifikime. Dy efektivë policie mësohet se kanë pësuar djegie të rënda gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës.
Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më serioze dhe rrezikon t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi tubimin e zhvilluar më datë 10.02.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Ç., 36 vjeç; K. B., 24 vjeç; L. T., 21 vjeç; K. S., 26 vjeç; Xh. V., 18 vjeç; R. N., 28 vjeç; S. D., 48 vjeçe, F. N., 32 vjeç; A. K., 24 vjeç; F. A., 22 vjeç; G. D., 21 vjeç; D. K., 27 vjeç; J. K., 18 vjeç; A. K., 20 vjeç; O. H., 18 vjeç; S. P., 18 vjeç; A. U., 24 vjeç, dhe katër shtetas 17 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-B. K., K. B., L. B. dhe F. N., anëtarë të Partisë Demokratike, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-u shpall në kërkim shtetasi L. P., 41 vjeç. Po punohet për kapjen e tij.
Pasditen e djeshme, protestuesit janë mbledhur fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur drejt Kuvendit, ku gjatë gjithë kohës së zhvillimit të tubimit, kanë hedhur lëndë djegëse, mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike.
Si pasojë e sulmeve me sende të forta, mjete piroteknike dhe molotov ndaj punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë, që janë gjetur nga shërbimet e Policisë, afër Kuvendit.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë tubimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
21 militantēt e protestēs sē 10 shkurtit 2026, tē mos bēj gabim gjykata ti liroj nēse e kan pēr herē tē dytē apo tē tret pasi e pērsērisin aktin vandal dhe demoralizojn policin tē vazhdoj shērbimin.Noka, Kēlliçi, Balliu apo Zhupa, le tē jen prezent ditēn kur tē merret masa te gjykata, pasi jemi mēsuar me justifikimet e tyre.Nëse duan tē djegin kryeministrin dhe parlamentin, krerēt e PD-sē le ta bējn vetē dhe jo tē hefhin gurin dhe tē fshehin dorēn.Ata kan imunitet, ata duan karrier qeveritare nē politikēn e vēndit tonē, ata duan tē pērfajqsojn vēndin nē okb, nato,be,osbe,takim me krer shtetesh, ata kanē rroga tē majme, ndaj le ta rrēzojn tē vetēm Ramēn.
Po i liroi gjykata perseritesit e ketyre veprave antiligjore, pa dhene denimet ne baze te Ligjit, atehere policia ka te drejten morale dhe Ligjore te arrestoje gjykatesit qe marrin vendime antiligjore. Punonjesit e policise kane te drejten e mbrojtjes se jetes se tyre.Jeta eshte e shenjte.
I mitur, i rritur- ndjekje penale!
Mos e kane per belind kellicin more ?
Edi Rames i interesojne keto lloj situatash, ndaj i arreston, i mban aq sa i duhet atij dhe me pas i leshon ne menyre qe ata te jene perseri aktive ne mitingun e rradhes. Ata qe e pesojne jane policet e shkrete. Si mundet, te hedhesh zjarr dhe lende djegse drejt forcave te policise se shtetit dhe institucioneve dhe te mos denohesh. Protesta eshte pjese e lirise se qytetareve, por kjo nuk do te thote qe te keqperdoret nga katundaret dhe barbaret
Haaa do dalin neser dhe do hedhin molotov pasneser ....duhet masa ndeshkimore.... Keni arritur ne nje pike qe keta terrorist e dine e nuk denohen , nese ligji veprone haaaaaa te gjithe z'bythen...
Z. Braçe je deputet dhe nismëtar i kualifikimit të drejtë të “protestave” të S. Karaxhiiqit - PD. Lëvizja e tyre dhe mënyra se i zhvillojnë ato dhe mjete rë cilat po përdorin dhe veprimet janë tipike terroriste. Prandaj në Kuvend nisni iniciativën të shpallni PD terroriste dhe Bërshen kryeterorrist me fakte dhe shpallni PD TREORRISTE dhe jepi fund krimit dhe plaçkitjes 35 vjeçare të Shqipërisë demokratike . Ju bind se keni përkrahjen e 3/4 të popullsie në Shqipëri dhe jashtë saj dhe të forcave demokratikë të botës. Përpara jo vetë deklarime.
Tu ritet rroga gjyqtarve qe vene drejtesi kjo eshte zgjidhja
Ky quhet grup I strukturuar piroteknik dhe molotovist krijuar per te "demtue rende" figuren dhe "madheshtin" e partise PD, te udhehequr nga SB I 21 Janarit. Mendoj se per keta bene pune policia e Trump.
Nëqoftëse gjykata i liron përsëri si gjithmonë atëhere ky vend nuk ka për të gjetur kurrë qetësi, do të jetë gjithmonë i mbushur me rrugacë e cdo 10-15 vjet do të ndodhin tragjedi si 97, 98, Gërdeci,21 janari të organizuar nga i njejti individ krimineli Berisha. Ky palaco do ta mbylli jetën në vitet e fundit të tij me pasionin duke e parë Shqipërinë vetëm në tym e flakë !
Nëqoftëse del ndonjë gjykatës që i nxjerr këta rrugacë të pafajshëm atëhere këta po lejojnë pregatitjen e një kontigjenti të rinjsh që sot godasin me molotov mbi trupatet e policëve e nesër me siguri këta të rinj do të kthehen me siguri në vrasës profesionistë.Me këtë rast dua ti bëj një pyetje patriotit tim tirons bythepambukut frikacak Ilir Alimehmeti. E nise mirë me grupin e rinovimit të PD për ta spostuar nga kthetrat e nongradës që po e përdor PD për hallet e tij personale. Përse u trembe dhe u ktheve përsëri duke e lënë në baltë Salianjin? Pate frikë ? Apo je karierist ? Apo je sic të tha një gazetar në studio që me mendimet që ke nuk ndryshon shumë nga Berisha!
Përplasja FINALE vazhdon ,këtë rradhë në terren .Dhe për sa kohë dhe sa njerëz të Shtetit duhet të sakrifikohen për t'a nxjerrë këtë BANDE si te paligjshme që ka për qëllim prishjen e rendit kushtetues .Në djall të shkojë Europa ,un shërbëtor i SHTETIT nuk sakrifikohen në QELI apo të DIGJEM në punë për të shkaktuar EPSHIN shkatërrimtar të një DJALLI që ka 32 vjet pengmarrje Kombëtare .MJAFT me me bij nënash dhe punëtorë të shtetit të sakrifikuar në emër të demokracisë dhe Europës .DERRI do plumb ,nuk merr vesh me leksione civilizimi ,sepse njef vetëm FRIKEN E FORCES.
Pse ndoth keshtu ? Sepse fatkeqesisht kemi: -Nje president kukull. -Nje kryeminister autokrat, me i keqi dhe me i akuzuari e paragjykuari i te gjithe koheve. -Nje Parlament me i pavlere, qe nuk guxojne ti thone KM: ore cpo ben ti keshtu?Po qeveria qe ke zgjedhur? -Nje kryetar i partise kryesore opozitare qe terheq zvarre partine drejt humneres, vetem per te mbrojtur veten dhe mekatet qe ka bere kur ishte kryeminister. -Nje media te blere nga politika dhe kontrolluar deri ne qelize nga qeveria. Ne keto kushte, gelon krimi, korrupsioni, vrasjet, djegjet, emigrimet e cfardo tjeter negative. Referuar medias, pse dhe kush donte ta ekzekutonte Dumanin???!!!!!! A i shqeteson kjo Presidentin dhe kryeministrin si dhe qeverine e tij? Mendoj se duhej te jepnin alarmin.
Nga çfarë Qytete vijnë këto zjarrvendësa , kriminel të organizuar nga krimineli Berishs.
Duhet te denohen dhe frymezuesit e Dhunes ,duke fillue nga Sali Kerma dhe vijuar me Nul Noken ,Balliun ,Bacin e tj, Boll ma me deklarata boshe Derri Do Plumb e jo dege Ulliri
Te gjithe nga kukesi , kuksianet e muli e nuhasin me mire dhe me shpejt sistemin dhe demokracise
Vazhdoni lojen e klliçit qe eshte ba miljoner me fushata ne oposite
Pa merak se i lirojnë prap kamikazet gjykatës te argites,,i ka mar masat Saliu,,,duan edhe rritje trofe pushtat gjykatës,,ptuuu rrac muti
Banda e kriminelve berishist ne drejtesi do mundohet ti nxjeri perseri nga burgu si gjithmon. Kryetarin e bashkis se Rrogozhines po keta kriminel e denuan 1 vit burg vetem se ndihmoj nje familje te merte ndricim.
Saliu dhe partia e tij fashiste do nxjer jasht ligjit,si Agimi I Arte ne Greqi.
Po ky belo ezmeri pse del gjithmone i fituar ne çdo proteste kombetare dhe nderkombetare ? Vetem zgjedhjet me 60 mij vota kundra ka humbur asgje tjeter
Ku jane sindikatat e policise, pse nuk dalin ne greve per te drejtat e tyre? Edhe policet jane qytetare me te drejta si gjithe qytetaret e ktij vendi. Asnje qytetar nuk mund te goditet me gure apo molotov, po ashtu nuk mund te goditet asnje polic, aq me teper ne krye te detyres. Policet e meritojne mbrojtjen tone ashtu si ne duhet ta meritojme mbrojtjen e policise.
Shto dhe kater beje 25 ,salen mulin ,gazin dhe klevisin dhe mbylleni kte pune te rime rehat .aman se na cmenden me kte revolucionin ne gote .megjithese e kane ritur pak e po e bejne nga gota ne pjate me shpresen per ta kaluar ne tepsi .gjithsesi jane pa shprese me karikaturat qe na afrojne per zgjidhje si dhe me barutin e lagur me te cilin duan te trembin pushtetin .