Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike, ku si pasojë e hedhjes së molotovëve janë dëmtuar 16 efektivë.
“Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike”, thekson policia.
Sipas policisë, efektivët kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike, ndërsa paralajmëron se persona përgjegjës do japin llogari para ligjit.
Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore.
Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin nga dhuna, por sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.
Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike.
Policia e Shtetit thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e së drejtës kushtetuese të tubimit paqësor.
Strukturat ligjzbatuese po dokumentojnë të gjitha rastet e dhunës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke falënderuar qytetarët që kanë bashkëpunuar dhe janë distancuar nga aktet e dhunshme, si dhe gazetarët dhe punonjësit e medias për transparencën që kanë ofruar për publikun.
Kush prek policin duhet te veprohet si ne Amerike qe ti cojne kembet per pike
Kot e keni SPAK eshte ne lufte me qeverine, kush do ti denoj kure drejtesin e ka non grata
Policia duhet ti kishte arrestuar gangsteret dhe kriminelet e Sali shpelles
Dihet qē protestat kombetare tē opozitēs jan tē zhurmshme, po s'pati pak spektakēl, asnjēri nuk humb kohē tē vijē herē tjetēr.Ēsht mir pēr vēbdin tē ketē opozit gjallēruse, ndryshe kemi tē bējm me sistem njēpartiak.Me ata protestues tē lodhur qē ka Berisha, Rama vdes kryeministēr nē detyr deri nē moshēn 100 vjeçare.
Zbritën shpellarët që vetëm dhunën njohin..