Pasi u vetëdorëzua mbrëmë, Edison Memolla dërgohet në burgun e Rrogozhinës

10 Shkurt 2026, 14:30Kronika TEMA
Pasi u vetëdorëzua mbrëmë, Edison Memolla dërgohet

Pasi u vetëdorezua mbrëmjen e djeshme në polici, kryebashkiaku Edison Memolla është dërguar në burgun e Rrogozhinës.

Apeli i GJKKO ekzekutoi vendimin duke e dënuar me një vit burg Edison Memollën. Ai u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për veprën penale korrupsion në zgjedhje.

Apeli ka lënë në fuqi edhe vendimet ndaj tre personave të tjerë: Ndriçim Tafxhafa 1 vit burg; Blerim Xhamani, 1 vit burg dhe Isuf Tosku, 8 muaj, pezullohet në shërbim prove.

Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, pas publikimit të një regjistrimi audio që ngriti dyshime për ndikim të paligjshëm.

Në regjistrimin e bërë publik, Memolla, asokohe kandidat për kryebashkiak, kërkonte nga elektricisti i FSHU-së në Durrës, Ndriçim Tafxhata, që të mos ndërpriste energjinë elektrike të një abonenti debitor, në këmbim të votës së tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Dënimi me vendim të formës së prerë i Edison Memollës e çon bashkinë e Rrogozhinës në zgjedhje të reja të cilat do të duhet të mbahen jo më afër se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë nga krijimi i vakancës.

Memolla ka të drejtë për rekurs në Gjykatën e lartë lidhur me këtë vendim brenda afateve që parashikon ligji.

6 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha.

    Ky Tafxhafa qenka kriminel serial zgjedhor ja kaloka dhe Berishës e Gaz bardhit

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pak nga të gjitha.

      Ndërprerja e energjisë elektrike për debitorët familjarë duhet të jetë e ndaluar me ligj.Ligji duhet të garantojë furnizimin me energji me një fuqi të paksuar psh vetëm ndriçim një llampë tv e gatim

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Qeka burr,i shkon burgut perballe jo ci sa te tjere fshihen mss grave.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nesti Angoni

          Iku edhe ky ne PS….

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Ja, kjo eshte c'drejtesia, qe nuk ka lene me nga PS pa hetuar, presekutuar dhe burgosur edhe per fatura pagese per 2 muaj, ndersa nga ana e opozites ben sikur heton, dhe asnje nuk eshte futur ne burg, por vazhdojne bejne peripato lart e poshte me milionat e vjedhura.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lek

              Me ndihmen e SPAK sot kercet lufta civile, A jeni gati? Non grata ka bere gati grupin e pushkatimit

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje