Eshtë vetëdorëzuar në polici kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim dhe dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Posacëm.
Si dënim plotësues për të, gjykata firmosi ti heqë Memollës edhe të drejtën për të ushtruaar funksione publike për 5 vite.
Edison Memolla u akuzua nga Prokuroria e Posaçme se kishte ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani, me qëlim që ky i fundit të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që gruaja të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars 2022, kur ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste.
ua cfare krimineli paska qene ky qe nuk ia ka hequr rrymen qytetarit... po kishe vrare nja 4-5 veta e s'te kish hyre gjemb ne kembe as nga prokuroria as nga gjykata o mik