I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

9 Shkurt 2026, 19:25Kronika TEMA
I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën.

Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pylosit, ku 25-vjeçari shqiptar pasi ishte qethur është rikthyer sërish në berberhane dhe ka dhunuar 51-vjeçarin grek e më pas i ka dëmtuar edhe makinën.

Sipas mediave fillimisht i riu shqiptar e ka fyer 51-vjeçarin e më pas e ka goditur me shkop. Nuk dihen ende arsyet se çfarë e shtyu shqiptarin të dhunojë berberin.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

2 Komente

  1. g
    gio

    e ka qethur dele prandaj

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli

      E qethi dhe i doli fytyra si gorille.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje