Shpallet në kërkim njëri prej autorëve të dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani

9 Shkurt 2026, 12:35Kronika TEMA
Shpallet në kërkim njëri prej autorëve të dhunimit

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri prej autorëve që dhunoi avokatin e ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ditën e djeshme, 8 shkurt, në Vlorë.

Sipas policisë së Vlorës, mësohet se pas identifikimit është shpallur në kërkim 40-vjeçari, Skerdilajd Xhindi.

Xhindi u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën  penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit S. Xh. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Shtetasi K. C. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Avokati Kujtim Cakrani u dhunua nga dy persona të dielën më 8 shkurt në një pikë karburanti në Vlorë, duke pësuar dëmtime në kokë pasi është goditur me mjet prerës në pjesën e pasme.

 

5 Komente

  1. X
    Xha Braho

    Hajde garip Vlore qenke dhe moshe e pjekur, por ju e keni ne gjak hajdutllikun dhe kapajdallekun bosh! Kruje sumen ca kohe aty ne burg kjur te shkosh mer kodosh!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceceni maloqeri,,

      Kujdes xha Brahos,mos e krruaj me vloren se perfundon si ky palaço avokat

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkelqim

      Asnje nuk e permend qe nuk eshte hera e pare qe e rrahin . Asnje nuk e permend aresyen pse u rrah edhe me keq disa vite me pare . Asnje nuk e permend qe si ka mundesi nje person i denuar ne Itali mer kaq kollaj licencen e avokatit vetem e vetem se ndryshoi mbiemrin . Perse dhoma e Avokatise qe per mua eshte mbushur me kriminele qe i mshihen drejtesise nuk ben nje verifikim te thjeshte per disa dhjetra mos qindra avokate se cfare kane bere ne te kaluaren . U be nami per nje vule ne pasaporte te Irena Gjokes ( ndoshta me te drejte )po per keto persona qe jane te denuar jasht Shqiperise perse nuk flasin . Ne sistemin e drejtesise ne nje vend demokratik si gjyqtari si avokati kane nje rol te barabarte . Mund te ndryshosh 100 emra o mbiemra po shenjat qe ke kryer vepra penale ngelen diku . Flas me pergjegjesi te plote per te kaluaren e tij . Ky nese eshte aq i ndershem le ta kerkoje vete pastrimin e figures se tij ne Itali .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Dikush duhet ta rrahin sapo te dale nga spitali misioni duket i papefunduar per kete pleher

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ja Kane bere mire ketij zhapiku

          Ky plehre ne ekranet tv fryhet si gjel deti...... Ky zhapik e ka mérituar nje rrahje dhe nuk besoje qe e kane rrahur kot......

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje