Kush është shqiptari që del 43 herë në dosjen Epstein

10 Shkurt 2026, 08:30Kronika TEMA
Kush është shqiptari që del 43 herë në dosjen Epstein

Një shtetas shqiptar në New York, me inicialet V. Berisha, i njohur edhe si “Vinny Berisha”, del i përfshirë në dosjet e publikuara së fundmi që lidhen me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein.

Sipas dokumenteve që “MaShqip” ka siguruar ekskluzivisht, emri i tij figuron në të paktën 43 materiale të publikuara, ku pasqyrohen letra dhe email-e të shkëmbyera mes tij dhe personave të afërt me Epstein, me qëllim organizimin e një takimi dhe realizimin e punimeve ndërtimore në rezidencën luksoze të këtij të fundit në Manhattan.

Bisedat dhe komunikimet datojnë nga 3 tetor 2018 deri më 15 shkurt 2019. Gjatë kësaj periudhe, V. Berisha shkëmben email-e me disa persona, ku diskutohet për rinovimin e një dhome masazhi, ndërtimin e një sauna (steam room), rregullimin e “master bathroom” dhe punime të përgjithshme ndërtimi brenda rezidencës private të Epstein.

Në komunikime, Berisha prezantohet si pronar i një kompanie ndërtimi dhe negocion ofertat financiare për këto punime. Në email-e përmenden edhe emra të tjerë, si Richard Kahn, David Mitchell, Merwin Dela Cruz dhe Karyna Shuliak, të cilët shfaqen si ndërmjetës apo persona të përfshirë në koordinimin e projektit.

Nga dokumentet rezulton se administratorja dhe asistentja personale e Epstein, Lesley Groff, i ka caktuar Berishës një takim më 1 shkurt 2019, në orën 15:15, në rezidencën e tij në Manhattan. Ky takim konfirmohet në një prej email-eve të publikuara, ku thuhet se shqiptari do të pritej personalisht në pronën private të Epstein.

Pas këtij komunikimi, Berisha dërgon ofertën dhe pamjet ilustruese të projektit, duke lënë të kuptohet se Epstein kishte dhënë miratimin paraprak për punimet. Megjithatë, në dokumente nuk ka një konfirmim të qartë nëse takimi u realizua përfundimisht apo nëse punimet u kryen realisht.

Në mesin e dokumenteve janë edhe disa fleta me shkrim dore, që nuk dihet a janë të shkruar nga Epstein apo persona tjerë, por aty ndodhet edhe mbiemri i V.Berishes.

Ajo që bie në sy është fakti se ky takim, nëse ka ndodh, janë zhvilluar vetëm pesë muaj para arrestimit të Epstein dhe rreth gjashtë muaj para vdekjes së tij në burg. Kjo do të thotë se shqiptari Berisha ka pasur komunikime dhe një takim të mundshëm me të, në një nga periudhat më kritike të jetës së financierit të akuzuar për trafik seksual.

Rezidenca luksoze e Epstein në Manhattan, e konsideruar si një nga “foletë” kryesore të abuzimeve seksuale, ka përfunduar së fundmi një rinovim masiv. Sipas raportimeve të mediave amerikane, godina shumëkatëshe në Upper East Side është rimodeluar pothuajse tërësisht, me investime miliona dollarëshe, duke u kthyer në një nga pronat më të shtrenjta dhe më të restauruara në zonë.

Ndërkohë, një nga viktimat e Epstein ka dalë publikisht dhe ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar brenda këtyre mureve. Ajo ka deklaruar se është mbajtur kundër vullnetit, është kërcënuar, droguar dhe detyruar në akte seksuale të dhunshme, duke e përshkruar ambientin si një “burg luksoz të abuzimit”.

“Brenda asaj shtëpie ndodhnin gjëra që askush nuk do t’i besonte. Ishte ferr i maskuar me luks,” ka deklaruar ajo për mediat amerikane.

Sipas dokumenteve të publikuara, V. Berisha shfaqet si kontraktor ndërtimi që ka negociuar oferta, ka dërguar projekte dhe ka marrë një takim zyrtar në rezidencën e Epstein. Deri më tani, në dosje nuk ka prova që tregojnë përfshirjen e tij në aktivitetet kriminale të Epstein, por vetëm kontakte profesionale dhe komunikime për punime ndërtimore.

Megjithatë, fakti që emri i një shqiptari del në 43 dokumente të dosjes Epstein, në komunikime direkte me rrethin e ngushtë të tij dhe me një takim të planifikuar në rezidencën famëkeqe, ngre pikëpyetje të forta dhe shton misterin rreth personave që kanë pasur akses në botën private të një prej figurave më të errëta të historisë moderne amerikane. /Marrë nga mashqip.com

11 Komente

  1. Z
    Zzzzz

    Imagjinoni sikur Vinny ta kishte mbiemrin Rama se ca do bente saliu. Cdo dite ne konferenc shtypi kusho i afert i Edvinit eshte krahu i djatht i Epsetine dhe kontakti direkt i tij me kete rrjet trafiku etj etj etj

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      kjo që thhua ti është e mundëshme,por ajo që nuk kuptoj nga ky artikull leshi është se,çfarë lidhje ka ky person normal,profesionist,me "epstein pedofilin"??po qe se çdo emër i shkruar prej tij a asistentve të tij duhej të analizohej,ndoshta kanë harruar shitësin e fruitazarzavateve,të bulmetit,taksistat,pastuesit e rrugës,e gjithë dynjanë!!çfarë shtypi muti jeni,si ai që e ka shkruar i pari dhe jo bqirët që e publikoni më pas??ky person ka bërë një punë normale tek një klient!!nuk ka pasur asnjë lidhje me aktivitetin e tij kriminal!përse duhen përmëndur emra që nuk kanë asnjë lidhje ke këtë kërmë dhe ndyrësitë e tij!!mos harroni të përmëndni postierët dhe dërguesit e picave në shtëpi!!

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Gazetarë kazani-qenefi!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fabdi

          O ja ke qëllue, çfar gazetarësh me vjell????, tfl tetovari 1.

          Përgjigjjuni
      2. N
        Nje nga Durresi

        Ne fakt del here pas here nje person me mbiemrin Ramos.Do pare se kush eshte dhe ca lidhje ka me Edi Ramen.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spiro Koleka (daja i Vinit te Surrelit)

          Vini i Netes eshte po maskohet me Berisha, se ja ka pare hajrin. Ka 30 vjet ne pushtet..

          Përgjigjjuni
        2. T
          Toni

          Ramaduro permendet 43 here hahaha

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajani

            Per fare se paska mbiemrin Rama,,se do masturboheshin ne grup zagaret e saliut,,,

            Përgjigjjuni
            1. U
              Une

              My cousin vinny

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Ylli

                Koqe gazetar ai ka kompani ndertimi Po shikon te bej ca pune,kaq pse I shkruan emrin ne gazete,gazeta te peshtira.I shikon Mero keto qe shkruani??

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fabdi

                  Mero zagari i gërpçit plak berisha ka gërdit gjith kombin Shqiptar, sa dëme po i bën shtetit Shqiotar sikur 97, ky duhet var ne mes te Tiranës si çaushevski Rumun.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje