Pezullohet nënkomisari, i nxori pistoletën qytetarit

10 Shkurt 2026, 09:45Kronika TEMA
Pezullohet nënkomisari, i nxori pistoletën qytetarit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në lagjen Laprakë te pallatet malajziane ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit.

Policia e Shtetit informon se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

Siç raportohet, përplasja ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të policisë të largonte automjetin e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit. Debati verbal mes palëve është përshkallëzuar, deri në momentin kur polici dyshohet se ka nxjerrë armën e shërbimit.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin e tensionuar, ku efektivi shfaqet duke e drejtuar armën ndaj një të riu, ndërsa në vendngjarje ndodheshin edhe persona të tjerë, përfshirë dy gra.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

 

4 Komente

  1. R
    Rrugaç

    Haaa ky s'eshte police po rrugaç i armatosur nga shteti. Ky duhet denuar per kanosje , tentative vrasje , perdorimi i armes , shfrytezim detyren , ...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha...

      Pezullohet ???!!!!! ...se ku e kam degjuar kete term....eh u kujtova te Bela !!! ....epo police kemi sa te duash , i pezullojme ...kurse Bela 1 kemi , e kemi me kimet !!!!!

      Përgjigjjuni
    2. d
      dori

      Deri sa nuk lejohet të nxirret pistoleta atëherë përse duhet të ketë një të tillë polici. Ligji i përdorimit të pistoletës është tepër absurd prandaj në këto 35 vite janë vrarë rreth 250 polic që është një "kampionin Evropë se ska asnjë vënd me kaq vikëtima.

      Përgjigjjuni
      1. b
        bimi

        shume dakort me Dorin... po pse duhet ta mbaj polici at'here qe kur i rrezikohet jeta nuk munde ta perdori!!!! keta zoterinjte e lokalit nese e kane prone te tyre pjesen para lokalit (skandal alla shqiptar.... te gjith "pronaret" bllokojne rrugen para lokalit te tyre me karrige, goma, etj) le ta rrethoje ..por nuk ka te drejte te pengoje tjetrin (qoft edhe polic ky ) qe te parkoje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje