“Nëse arrestoheni për…” -Ambasada e SHBA në Tiranë: Viza amerikane mund të anulohet nëse shkelni ligjin

10 Shkurt 2026, 14:35Kronika TEMA
“Nëse arrestoheni për…” -Ambasada e SHBA në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar përmes një mesazhi publik, duke paralajmëruar se viza amerikane mund të anulohet në rast se një shtetas arrestohet në SHBA për vepra penale.

Përmes një postimi, ambasada thekson se viza amerikane është një privilegj dhe jo një e drejtë, dhe si e tillë mund të hiqet nëse ligji shkelet.

“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

3 Komente

  1. V
    Vinimas

    Sa te kemi Nul Moken me Belind Kllicin nuk pjerdhim

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku

      Privilegj???Mos valle Amerika po na Prete me Krahet hapur??Amerika nuk eshte me toka e premtuar....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Qenka privilegj viza amerikane per te huajt qe jetojne ne amerike ? Po çfar e quani veten ju , jeni njesoj si i gjithe popujt e botes .Ele per ju vizat qe keni mare ne çdo shtet eshte privilegj qe jua ka dhene shteti ku jetoni .Çdo popull qe jeton ne trojet e veta eshte zot i vendit .Detyra juaj eshte te mos nderhyni ne politikat e shtetit sena e ndritet me reformen ne drejtesi .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje