Pas paralajmërimit të Ramës, PS nuk humb kohë. Nis ndryshimet për mbrojtjen e ministrave nga SPAK!

10 Shkurt 2026, 15:40Kronika TEMA
Pas paralajmërimit të Ramës, PS nuk humb kohë. Nis

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 duke mos e dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë nëse kërkesa e SPAK për pezullimin e Belinda Ballukut ishte ndërhyrje në punët e ekzekutivit, kryeministri Edi Rama të Hënën paralajmëroi se “grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”.

Tch shkruan se, përjashtohet ngritja e një grupi pune me juristët e grupit parlamentar socialist.

Ndryshimet ligjore e më konkretisht të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Rama duket se ia ka besuar ministrit të drejtësisë, Besford Lamallari.

Të njëjtat burime kanë treguar ndryshimet e mundshme të këtij neni.

Por fillimisht le të shikojmë se çfarë parashikon neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”  të cilin e përdori për herë të parë SPAK, kur kërkoi  pezullimin e Belinda Ballukut nga postet që mbante.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

Ndryshimet e pritshme të këtij neni parashikojnë moslejimin e pezullimit nga detyra të të gjithë funksionarëve, funksionet e të cilëve burojnë nga kushtetuta.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.

Me këtë ndryshim mazhoranca synon ti japë fund debatit sa politik dhe juridik nëse SPAK e më pas me miratimin e GJKKO ndërhynë në kompetencat e qeverisë.

Mbetet e paqartë koha se kur ky ndryshim do të shkojë për diskutim dhe miratim në parlament.

30 Komente

  1. T
    The Independent

    Cfare kellirash! Maskarenj dhe frikacake te qelbur. Nuk ju shpeton gje, po te jeni hajdute, o mjeran! Nje zhgenjim total paska qene kjo Rilindja.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Kjo nuk ndalon hetimin, por peuzllimin sipas qejfit te cdo porkurori apo gjyqetari politik apo te korruptuar qe mund te perdor drejtesine per te ndikuar tek qeverisja. Madje shume me vonese eshte, sepse Rames i ishte thene shume here te merrte masa, por nuk donte te nderhynte. Dhe perseri shume pak po ben.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

        O Independent, dent, dent, dent. Po lexo një çike or byrazer. Mos merr kot. Ja, lexo kete komentin e komentuesit Aron, se edhe aq mjafton per te kuptuar çeshtjen. Nuk po mbron njeri Ballukun, oooooo njeri. Mbrohet vetëm pavaresia e pushteteve.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...Sali Ram (a) Berisha...//

          Plani i Ajatollahut : Hapi 1) : Ndalimi i pezullimit te ministrave apo kryeministrit ..... Hapi 2) : Ndalimi i heqjes se imunitetit te ministrave apo kryeministrit ..... Hapi 3) Ndalimi i hetimit ndaj ministrave dhe kryeministrit.... Hapi 4) Ligji i shumepritur " Per legalizimin e korrupsionit ne Shqiperi.........ec perpara Ajatollah drejt Vizion 2030 !!!

          Përgjigjjuni
        2. N
          Na myti llumi

          Shko ore! Do na tregosh ti drejtesine e ligjet! Injorant! Ne bote jane arrestu kryeministra per korrupsion!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            @Na myti llumi dhe jo vetëm! Po, po, janë arrestuar dhe do arrestohen, edhe kryeministra, por kur të dënohen nga gjykatat e të dy niveleve. Nga vetë kuptimi i fjalës, 'pezullimi' nga detyra është tjetër gjë, aq më shumë kur kjo ka të bëjë me funksione që burojnë nga Kushtetuta, çka neni 242 i Kodit të Procedurës në fuqi nuk e ka të përcaktuar qartë, aq sa dhe Gjykata Kushtetuese nuk ishte në gjëndje të merrte një vendim shterues, por e la "barazim"?! Bile, me këtë rast, po kjo i bëri thirrje Kuvendit që ta rregullonte këtë ambiguitet ligjor. Pikërisht kjo po bëhet! Pse tani?! Sepse pikërisht tani, ndodhi që një gjykatës për herë të parë në historinë e praktikës juridike shqiptare, bile unike, të pezullonte një zv.kryeministër në detyrë. Sa i përket këtij idiotit më sipër, që nuk di se në cilin llum bën pjesë vetë, le të tregojë një rast në botë, që është arrestuar një kryeministër në detyrë, siç thotë. Si shembull, vetëm le të kujtojë ishkryeministrin italian Silvio Berluskonin. Kur nuk janë në detyrë është tjetër gjë, por dhe atëhere, për ata dhe për këdo, arrestimi, pra dhe burgimi, bëhet kur është shpallur i fajshëm nga të dy shkallët e gjyqësorit, siç ishte psh, rasti Sarkozisë, ish presidentit të Francës. Meqë sot në rend të ditës është Balluku, edhe ajo nëse do gjëndet e fajshme nga GJKKO e Apelit, sigurisht që ashtu do përfundojë. "Drejtësi e barabartë për të gjithë"-siç shkruhet në ballin e çdo salle gjyqi ku bëhet drejtësi.

            Përgjigjjuni
          2. .
            .

            Po pse pas Ballukes u kujtua. Ka edhe te tjere ministra ne burg. Ka dicka tjeter pas kesaj gjoja shqetesim per ndikimin e drejtesise tek qeverisja.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sufllaqe

              O Aron o kampion, ty partia mamin ta don. O Aroni partisë, nje pyetje. Po pse duhet ti pezullojë Spaku, pse nuk i pezullon kryeministri apo te japin dorëheqjen? Kur Sali mortja i mbronte, mami jot dilte ne proteste, tani ti e con te drejtori i radhës. Cfare ka mdryshuar?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani

                Nuk duhet pezulluar ministri se nuk ka kush e zevendeson. Hetimi vazhdon por ministri ka ndergjegje te tille qe nuk i prish provat e vjedhjes dhe nuk intimidon deshmitaret se ka respekt per ata. Bravo Rama! Mos ler hajdutet ministra te futen nr burg. Pse pak veta ka per burg, edhe ministrat do fusim ne

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali Ram (a) Berisha.../////////

                  Hapi 1) : Ndalimi i pezullimit te ministrave apo kryeministrit ..... Hapi 2) : Ndalimi i heqjes se imunitetit te ministrave apo kryeministrit ..... Hapi 3) Ndalimi i hetimit ndaj ministrave dhe kryeministrit.... Hapi 4) Ligji i shumepritur " Per legalizimin e korrupsionit ne Shqiperi.........ec perpara Ajatollah drejt Vizion 2030 !!!

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Operacioni Zjarri

                    Nje prokuror i korruptuar pezullon nje ministre ndersa nje ministre e korruptuar vjedh miliona euro. Kush eshte me keq?

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Lomi

                    ti independenti i Sali kriminelit je nje qelbesire shpellash!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      KOKARTH BOLIVSKI pd

                      Pse qenka zhgenjim???? Pse nuk fut ne burg gogol Birishoviqin, apo Medi Mut Faten????

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Edveri

                      Duhet te kthehet ne kushtetute roli udheheqes i PPSH-PS si e vetmja parti politike qe munde te qeverise vendin.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Karderri

                        jo vetem kaq, une do propozoja edhe ligjin e "agjitacion propagandes" qe ti dhe plenat si ty mos hannin me mut!

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Edveri

                          Paske ngele pa pune o patronazhiste

                          Përgjigjjuni
                        2. H
                          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                          Demek, Enveri ta paska bere ...., opo lere. Ku merr vesh ti nga keto gjera. Vazhdo or byrazer, se ti nuk ke mbaruar dot klasën e tetë, e jo tete jap mend unë ty. Jepi, se te pret çadra e demokracisë.

                          Përgjigjjuni
                        3. I
                          Ish stacioni trenit

                          Imuniteti deputetit i shērben parlamentit dhe jo individit qē e pērdor si antiplumb nē braquage fondesh.Tani SPAK-u gēzon besim tē tepruar nē vetvete dhe nga disa qytetar qē nuk njohin drejtēsin.Si SPAK po dhe trimat e BKHO-sē qē donin tē arrestonin Ramēn nē zyrēn e tijē bējn show mediatik.Sot lufta ndaj krimit ēsht prioritet kombetar por jo tē abuzosh me kētē anten drejtēsie, duke e kthyer me propagand hypnotizuese, nē njē institucion shpētimtar pēr vēndin.ç'far ēshtē SPAK apo byroja kombetare e hetimit.Njē zyrē e ministris sē drejtēsis, qē provat me shkrim apo deponimet orale qē i japin partit politike, apo qytetarēt e vēndit ( pērfshir agjenturat e huaja) i dokumenton, monitoron dhe konvokon, sekuestron, paralajmron, dhe shpērbēn.Tani tē thuash qē ka fuqi dhe kompetenc mē shum se Presidenti Republikēs apo kryeministri, ështē e pabesueshme.Ka zvaritur me dashje kalimin e çēshtjes pēr gjykim ndaj Berishēs, Meidiut dhe Kryemadhit.Duke u bērē mē politikane se politikanēt

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pak nga të gjitha.

                            ligji dhe në formën që është nuk lejon pezullimin e një ministri apo çdo funksioni administratif që kryen një person i zgjedhur dmth deputet ose antar i këshllit bashkiak.edhe ministrat që nuk janë person i zgjedhur se kushtetuta i barazon me deputet. ish të korruptuarit nuk është se se kuptojnë por zullumi këputet duke u trashur është aksiomë e vjetër...po çuditem si se kuptojnë antarët e kushtetuses dhe kostitucionalisti Daci

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rilindja

                              Hhahahahhahahhahaa. Dolen sufllaqet dhe patronazhistet. O mjerane, e ardhmja varet vetem nga suksesi i SPAK dhe jo nga laramanet tuaj hajdute, qe na qeverisin bashke me Saliun nga ana tjeter. Turp.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                AS

                                A duhet kryeministri te kerkoje falje per DRELTESINE qe u afroi shqipetareve ne 13 vitet e fundit? - - - - - - - - - - - Jam dakord me ndryshime, por kush garanton qe ndryshimet do permirsojne sistemin e drejtesise? - - - - - - - - - Zhgenjim, genjeshtra, dhe demagogji per popullin shqiptar.

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Opionisti

                                  Nen1 qe those kushetutes nuk lejon te mbrosj ministra

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    popull

                                    Ministrat nuk jane te zgjedhur nga populli o maskarenj! Pse nuk u hodh palloshi me mbrojt lali Erin po i dogji Bela se eshte vete prapa! Ne burg te gjithe hajdutet qe te mos perfundojme si ne Nepal pa qene teper vone!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bravo

                                      Imagjino ta bonte Sala këtë, nomiiii. Do dilte Mero me kapilaret e fryre duke mbrojt heronjte e femijeve tane. Ore jane aloma heronj apo keto komentuesit qe cojne grate te drejtori partisë per nje vend pune, nuk e duan me Spakun?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mbiu

                                        Mbrojtjen e ministrave nga spak??? Rrobt ku ti kene ministrat dhe ministret. Po qytetaret kush i mbron nga abuzimet e tmerrshme te qeverise rama. Ptu fare e keqe

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Votues i PS

                                          Felliqesirat e PS.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Rroftë Partia e Punës!

                                            Në qoftë se një institucion ka tagër të pezullojë apo arrestojë kryeministrin apo presidentin, ministrat apo deputetët, kjo tregon se kot bëjmë zgjedhje çdo 4 vjet. Le ta vendosim atëhere këtë institucion, që nuk përgjigjet asgjëkundi, të qeverisë vendin! Atëhere rroftë Partia e Punës. Se ajo nuk përgjigjej asgjëkundi. Është kaq e thjeshtë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Labi

                                              Per sa kohe qe nuk denohen kriminele dhe hsjdute nuk ks pse te denohet ballukuFamilja berisha nuk dihet sa ka vrare por dihet ka vjedhur 3 milliard $ Medi cami ka vrare 26 dhe ks vjedhur 1 miliard$

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Analisti

                                                Ky ndyshim i nenit te Kodit te Procedures Penale duhet te shoqerohet me ndryshim te nenit 66 te Kodit Penal Parashkrimi i ndjekjes penale duke shtuar ne kete nen fjaline” personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë nuk u parashkruhet ndjekja penale”

                                                Përgjigjjuni
                                                1. a
                                                  albatros

                                                  Bëni ndonjë manovër të zgjuar të paktën! Kaq budallenj na bëni ne me këto alibi paradoksale “topi është i imi….” Nesër do dilni të lypni vota se fytyrë për të kërkuar nuk keni .

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje