Kontroll i zyrës së aseteve në Vlorë, prokuroria sekuestron dhe kontrollon dokumente

11 Shkurt 2026, 10:30Kronika TEMA
Kontroll i zyrës së aseteve në Vlorë, prokuroria sekuestron

Prokuroria e Vlorës sekuestron dhjetëra dosje të arkivuara të zyrës së aseteve.

Shumica lidhen me menaxhimin e hapësirave të plazheve.

Këtë të martë që prej orarit të drekës e deri në mesnatë, oficerë të policisë gjyqësore, oficerë të krimit ekonomik nën drejtimin e prokurorisë së Vlorës kanë kontrolluar dosjet për harkun kohor 2023 -2025, më pas kane marrë me vete materialet e fotokopjuara.

Burime tregojnë se bëhet fjalë për një hetim të nisur mbi 1 vit më parë për çështjen e parcelave të plazheve dhe menaxhimin e tyre.

 

1 Komente

  1. X
    Xy

    Qfare bukuri natyrore oooo qfare shemtimi urban,ndertesa pa kurfare koncepti pa kurfare arkitekture .....ewww popull arab-egjiptian-baba mondi infrastructure ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje