Gjyqi për Arben Ahmetaj - Gjykata miraton dëshminë e tij me videokonferencë në procesin “Buka”

11 Shkurt 2026, 11:45Kronika TEMA
Gjyqi për Arben Ahmetaj - Gjykata miraton dëshminë e tij me

Arben Ahmetaj mund të dëshmojë me audio ose videokonferencëenë procesin ndaj tij në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish fabrikës së Bukës. Kanë qenë avokatët e Ahmetajt që bënë këtë kërkesë e cila u miratua nga Gjykata e Posaçme.

Ndërkohë në këtë seancë Prokurori i Çështjes, Elvin Gogaj paraqiti kërkesat për provat shkresore dhe ato me dëshmitarë duke e akuzuar Ahmetajn se e ka kryer me dashje shpërdorimin e detyrës dhe nuk ka zbatuar një vendim gjykate megjithese ishte në dijeni.

Në seancën e radhës u thirr për të dëshmuar biznesmeni Lirim Fezollari i cili ka përfituar nga privatizimi, ndërsa në liste është edhe familja Myderizi si dhe ish Ministri Financave Shkëlqim Cani.

Për çështjen “Buka” SPAK ka ngritur akuzën për veprën penale të shpërdorimit të detyrës ndaj  ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili është aktualisht në arrati për akuza të tjera për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

2 Komente

  1. l
    labi doktori

    Pse nuk e bjen ne shqiperi?PO ish prokurorin adriatik katundarin e gramsjhit qe na u be dhe me dashnore p.th te njome pse nuk e bjen.Gjykate ,prokurori sali treshja kriminele e kombit shqiptar

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ari

      Silleni ne Shqiperi Tigrin prej letre te shohim sa I vlen lekura pushtit hajn!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje