Dhunoi babë e bir dhe më pas goditi me makinë të moshuarin, shpallet në kërkim 28 vjeçari nga Kruja

5 Shkurt 2025, 16:21Kronika TEMA
Dhunoi babë e bir dhe më pas goditi me makinë të moshuarin,

Një 28 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Krujës pasi bashkë me një tjetër, ende i paidentifikuar, kanë dhunuar dy persona babë e bir, 72 dhe 49 vjeç.

Gjatë largimit, 28 vjeçari ka goditur me automjet 72 vjeçarin, i cili ndodhet në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim shtetasin D. Gj., 28 vjeç, pasi bashkë me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur shtetasit A. S., 49 vjeç dhe Sh. S., 72 vjeç (babë e bir).

Gjithashtu, shtetasi D. Gj. ka goditur me automjet, shtetasin Sh. S., gjatë largimit. Shtetasi Sh. S. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje