Dhunoi nxënësit, shpallet në kërkim nga policia mësuesja në Kamzë

26 Shkurt 2026, 07:50Kronika TEMA
Dhunoi nxënësit, shpallet në kërkim nga policia

Policia e Kamzës shpalli dje në kërkim shtetasen M. H., 58 vjeçe, me profesion mësuese, e cila u filmua duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një nxënësi gjatë zhvillimit të orës së mësimit.

Policia njoftoi se M.H u shpall në kërkim pasi “bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, si dhe me veprimet e tjera hetimore të kryera, dyshohet se gjatë zhvillimit të procesit mësimor në një shkollë 9-vjeçare, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nxënësve”.

Sipas policisë po punohet për kapjen e 58-vjeçares dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. T
    Tao

    Edhe mesuesit po arrestojne tani, cfare leshin behet keshtu ne kete vend?!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mendim

      Po vidéo pse harriti deri aty mesuesja a e kane, pse nuk e transmetojne e ta shohim kush e ka fajin mesuesja apo ky brez leshi qe po rritet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje