Tre persona janë vënë në pranga në Vlorë pasi dyshohet se kanë dhunuar një 29-vjeçare.
Sipas policisë, të arrestuarit janë babai, vëllai dhe i fejuari i të resë. Po ashtu, është sekuestruar 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai i 29-vjeçares, në banesë.
Policia në komunikatën e shpërndarë për mediat thotë se e reja është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën",-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje