Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari në reanimacion

20 Qershor 2024, 16:56Kronika TEMA
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një shtetas italian.

Sipas mediave italiane, sulmuesi e ka goditur shqiptarin me thikë kuzhine me një teh 17 cm në anën e majtë, ndërsa motivi i ngjarjes nuk dihet ende.


Policia është njoftuar nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja dhe kanë vepruar menjëherë duke bllokuar dhe arrestuar autorin si dhe duke i sekuestruar armën e ftohtë.

Shqiptari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është shtruar në repartin e reanimacionut dhe i është nënshtruar një operacioni.

Lini një Përgjigje