Plagoset me thikë efektivi i “Shqiponjave” në Durrës

20 Qershor 2024, 11:48Kronika TEMA
Plagoset me thikë efektivi i “Shqiponjave” në Durrës

Një efektiv policie i “Shqiponjave” është plagosur me thikë në lagjen nr.1 në Durrës.

Sipas policisë dhe dëshmitarëve në vendngjarje, agresori me thikë në dorë ka qenë duke dëmtuar një lokal në lagjen nr.1 dhe policia është njoftuar nga pronari i subjektit lidhur me ngjarjen.

Në momentin e ndërhyrjes së efektivëve për ta shoqëruar drejt komisariatit të policisë, agresori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka dëmtuar njërin nga efektivët.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, agresori ka tentuar të plagosë me thikë efektivin në pjesën e brinjëve, por jeleku i policisë e ka mbrojtur policin nga një dëmtim i mëtejshëm.

1 Komente

  1. baftiari tropoje

    shum te pa prgatitur policet jan bij nenashash por te jesh polic duhet te jesh i pregatitur jo qullac

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje