“Jam i gatshëm të përballem me drejtësinë”, kështu ka deklaruar Edison Memolla para mediave pas daljes së tij nga ambientet e GJKKO këtë të enjte.
Ai tha se ditën e sotme ishte thirrur si dëshmitarë në seancën e GJKKO.
“Isha si dëshmitar, jam i gatshëm të përballem me drejtësinë për të provuar pafajësinë”, tha Memolla.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla akuzohet se bashkë me tre persona ka kryer korrupsion aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022.
Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.
Kjo nuk eshte asnje para veprime te kryebashkiakeve demokrat ku nderhynin qe te mos paguajne dita uje taksa per familjare e biznese ne kembim te votimit per to dhe kjo ka qene massive nga ajo strukture politike shkaterruese e vendit