Një 34-vjeçar banues në Vaqarr të Tiranës është ndaluar nga policia.
Mësohet se ai në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Vaqarr.
Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur", njoftoi policia.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.
Lini një Përgjigje