Plagosja e efektivit në Durrës, policia jep detaje: Autori po lëvizte me thikë në dorë, po rrezikonte kalimtarët

20 Qershor 2024, 12:50Kronika TEMA
Plagosja e efektivit në Durrës, policia jep detaje: Autori po

Policia ka dhënë detaje nga plagosja e efektivit me thikë nga një 38-vjeçar në qytetin e Durrësit.

Uniformat blu raportojnë se punonjësi i policisë u godit me thikë nga shtetasi me iniciale F. C., gjatë ndërhyrjes për ta neutralizuar.


Sipas policisë, 38-vjeçari po lëvizte në lagjen nr. 1 të qytetit në rrugë me thikë në dorë, duke u bërë rrezik për kalimtarët.

Autori është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme dhe është sekuestruar mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Lini një Përgjigje