
Dy persona janë proceduar penalisht, pasi dhunuan me sende të forta një 54-vjeçar në Delvinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme.
Lini një Përgjigje