Lejuan kultivimin e kanabisit në disa zona të Shkodrës, ndalohen 13 efektivë të policisë dhe zv.drejtori Hajri Kushe

25 Qershor 2023, 13:00Kronika TEMA

Lejuan kultivimin e kanabisit në disa zona të Shkodrës, ndalohen

13 punonjës policie në Shkodër janë shoqëruar në komisariat dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mes të shoqëruarve është edhe zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe.

Efektivët dyshohet kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dy punonjës të policisë, konkretisht ish-shefin e seksionit të krimeve, Pëllumb Shpati dhe efektivin Taulant Kurtaj.

Janë ndaluar:

-Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit)

-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës (Ndalim dalje jashtë shtetit)


-Asllan Shytaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Memaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Arben Dekovi – Ndalim dalje jashtë shtetit;

-Ilir Hasaj-  Ndalimi i daljes jashtë shtetit

-Vehbi Nase – Pezullim i ushtrimit të detyrës,

-Gjin Guri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Nazmi Beqiri ¬- Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Sokol Pjetri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

-Ardis Çoçja – Pezullim i ushtrimi të detyrës;

Lini një Përgjigje