“Iku me një valixhe drejt Tiranës!”, gjendet në një hotel 14-vjeçarja nga Fieri që prindërit e denoncuan të zhdukur

24 Qershor 2023, 20:30Kronika TEMA

“Iku me një valixhe drejt Tiranës!”, gjendet në

Policia e Tiranës njofton se ka arritur të gjejë shëndoshë e mirë 14-vjeçaren nga Fieri, e cila u denoncua nga prindërit e saj ditën e sotme se kishte humbur kontaktet dhe se ishte larguar në drejtim të paditur.

Sipas policisë, e mitura është gjetur në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, në gjendje të mirë shëndetësore. Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi të të miturës, ndërsa kanë nisur hetimet përkatëse.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa. 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton Policia.

Lini një Përgjigje