Përplasi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës, arrest shtëpie për shoferin: Ishte semafori i hapur

24 Qershor 2023, 12:35Kronika TEMA

Përplasi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës, arrest

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Indrit Ukën, drejtuesin e automjetit i cili aksidentoi për vdekje 23-vjeçaren, Erisa Aliaj.

Uka u akuzua për “shkelje të rregullave të qarkullimit” pasi për shkak të shpejtësisë aksidentoi për vdekje shtetasen Erisa Aliaj mbrëmjen e së martës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1 të Durrësit.

Në këtë aks nuk mungon sinjalistika ku shpejtësia e lejuar është 40 km/orë.

Uka, i vënë në pranga nga policia ka deklaruar se ka xhiruar gomat pasi është hapur semafori dhe nuk ka mundur të kontrollojë automjetin kur i ka prerë rrugën këmbësorja.

Megjithatë hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti tragjik vazhdojnë nga policia dhe prokuroria e Durrësit.

 

 

Lini një Përgjigje