VIDEO: Grabitje me armë në Tiranë, autori merr 30 mijë euro dhe largohet i qetë me biçikletë

24 Qershor 2023, 09:39Kronika TEMA

VIDEO: Grabitje me armë në Tiranë, autori merr 30 mijë euro

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në Tiranë në zonën e Unazës.

Një person ende i paidentifikuar ka grabitur nën kërcënimin e armës një pikë transfertash parash.

Mësohet se janë grabitur 30 mijë euro. Policia ndërkohë ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit apo autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën "Tom Plezha" në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje