Ndërron jetë brenda dyqanit të saj e moshuara, dyshimet e para

23 Qershor 2023, 20:40Kronika TEMA

Ndërron jetë brenda dyqanit të saj e moshuara, dyshimet e para

Një grua ka ndërruar jetë teksa ndodhej në dyqanin e saj në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 të së premtes, në Rrugën e Dibrës, ku shtetasja F. R., 70 vjeçe ka ndërruar jetë teksa ndodhej në ambientet e dyqanit në pronësi të saj.

Policia tha se paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje