
Katër persona janë proceduar penalisht në kuadër të opracionit policor të koduar “Plazh i lirë”.
Të katër të proceduarit, janë administratorë subjektesh të cilët kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen e dokumentet përkatëse.
Falë këtij operacioni u bë e mundur heqja dhe sekuestrimi i 836 shezlongëve dhe çadrave.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Policia e Durrësit, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”.
Lirohen hapësira në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos.
Procedohen penalisht 4 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse.
Sekuestrohen 836 shezlongë dhe çadra.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të planit të masave të hartuara, të prezantuara dhe të monitoruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit, për prani të shtuar të shërbimeve në plazhe, me qëllim përmbushjen e objektivit madhor, mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Plazh i lirë”.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Durrësit, u bë lirimi i hapësirës publike në vijën bregdetare të Porto Romanos, si dhe heqja dhe sekuestrimi i 836 shezlongëve dhe çadrave që ishin vendosur pa lejen përkatëse.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Z., 43 vjeç, pasi kishte vendosur 88 shezlongë dhe 16 çadra, pa lejen përkatëse;
-F. E., 47 vjeç, pasi kishte vendosur 152 shezlongë dhe 66 çadra, pa lejen përkatëse;
-Gj. B., 55 vjeç, pasi kishte vendosur 40 shezlongë dhe 20 çadra, pa lejen përkatëse;
-L. B., 53 vjeç, pasi kishte vendosur 300 shezlongë dhe 150 çadra, pa lejen përkatëse.
Plani operacional “Plazh i lirë”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pushtim toke”.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksione. Në këtë kuadër ftojmë pushuesit që nëse hasin një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe për të goditur paligjshmëritë, si dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për pushuesit, vizitorët dhe turistët, përgjatë gjithë sezonit turistik.
Show i radhës ! Me gjasme po punojmë dhe madje sa shumë. Kur në fakt nuk egziston fare plazh publik... Kudo me pare... Kudo shezlong, kudo çadra... Kudo zaptuar me leje e pa leje... Duhet ti jepet fund kesaj zallamahie. Ç'do vit e njëjta situatë. Dhe të njëjtat show. Fillojnë gjasme me lajme per fushata pastrimi dge po behet nami komplet show pastaj me radhë ndeehyrjet se gjasme po hapen pöazhet e zaptuara... Peshku u ka qelb nga koka.
He mo ta lumsha, shezlonat mund ti kishit me leje perkatese, keshtu do paguanit taksat, dhe keshtu plazhet nuk do te ishin dhe aq "publike". Thua te jemi djegur me te vertete per "publikun" ?