
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishtë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” për të folur rreth dy arrestimeve të ekzekutuara vetëm pak orë më parë, atij të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, të cilët pas video-skandalit të publikuar, akuzohen për korrupsion.
Karamuço tha se në këtë rast Alma Kaçi e cila shfaqet në videoskandalin e Gjicit, duke i kërkuar atij favore, konkretisht të bëjë një projekt për të strehuar qentë e rrugës, fill pasi ka pasur marrëdhënie intime me kryebashkiakun, duhet të gjykohet dhe për përgjimin e paligjshëm.
“Kur doli video e plotë, ne kuptuam se jo vetëm ka vepër penale, por nuk është vetëm shpërdorim detyre, por kemi korrupsion dhe korrupsioni ka qenë edhe aktiv edhe pasiv.
Veç kësaj për mua ka dhe një vepër tjetër penale, ajo e ndërhyrjes në jetën private që ka të bëjë dhe me përgjimet e paligjshme , sepse aty është bërë një përgjim i paligjshëm në zyra shtetërore, nuk e di si e kanë vlerësuar këtë prokurorët, por këtë do e shikojmë në ditët në vijim”,-tha Ervin Karamuço.
Lini një Përgjigje