Nën hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit, në janar banesës së shefit të krimeve në Shkodër iu vendos tritol

25 Qershor 2023, 13:25Kronika TEMA

Nën hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit, në janar

Pëllumb Shpatit, shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës i cili u la në arrest shtëpie nën akuzën e shpërdorimit të detyrës duke lejuar kultivimin e kanabisit, në janar të këtij viti i vendosën lëndë shpërthyese ‘tritol’ në banesë.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtuan muret e vilës 3-katëshe dhe automjetet e parkuara.

Ndërsa vetë familjarët e tij u shprehën se nuk Shpati nuk ka patur asnjë konflikt dhe se tritoli i është vendosur për shkak të detyrës së tij si shef i seksionit të krimeve.

Aktualisht ai akuzohet për shpërdorim të detyrës duke lejuar kultivimin e kanabisit si dhe mbështetje të autorëve të dyshuar për këtë veprimtari kriminale. 

1 Komente

  1. b
    bravo

    Shefi e paska fut dhe shtyllen e elektrikut ne bahcen e vet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje