Dhunuan me sende të forta një person, arrestohet 22 vjeçari në Durrës! Në kërkim i vëllai

15 Shkurt 2025, 13:24Kronika TEMA
Dhunuan me sende të forta një person, arrestohet 22 vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 1 vit më parë kanë plagosur me sende të forta një person duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers” u vu në pranga shtetasi D. M., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16.10.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin M. M., më datë 13.08.2023, ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M.M, i shpallur në kërkim.

Lini një Përgjigje