Enkelejd Alibeaj ka prezantuar programin elektoral të partisë “Djathtas 1912”për zgjedhjet e 11 majit. Nga taksa e sheshtë, siguri për biznes, mbështetje për produktet “made in Albania”, si dhe paketë në ndihmë për pensionistët dhe familjet në nevojë.
“Ne jemi të bindur tek aplikimi i taksës së sheshtë mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna. Ne jemi të qëndrimit që të ketë zero tatim për pagat deri në 60 mijë lekë. Bizneset që qarkullojnë deri në 20 milionë lekë në vit do të quhen biznese të vogla, të cilat do të kenë zero taksë. Zero taksë për profesionet e lira.
TVSH-ja e produkteve të shportës do të ulet nga 20 përqind që është sot në 10 përqind. Ulja e taksës për shitjen e pronës nga 15 përqind në 5 përqind. Uljen e çmimit të karburantit, thjesht, duke hequr çdo taksë nga çmimi.
Ne jemi për anulimin e të gjitha atyre ligjeve që krijojnë premisa për abuzim. Ligji për investitorin strategjik, ne jemi të pozicionit që një rregull bazë dhe i pashmangshëm është që koncesionet dhe prokurimet do të jepen vetëm me garë reale.
Paketa e solidaritetit për familjet e reja, nënat me shumë fëmijë, nënat kryefamiljare dhe kjo arrihet nëpërmjet kredive me zero interes për blerje banese, bonus për lindje fëmije”, tha ndër të tjera Alibeaj për programin e partisë “Djathtas 1912”.
Bashkë-themeluesi i “Djathtas 1912” Rezart Kthupi mbështetje shprehu edhe për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion.
“Ne e kemi shprehur mbështetjen tonë edhe për SPAK”, tha ai, teksa premtoi në parlament njerëz pa hije korrupsioni mbi supe dhe pa pengje të së shkuarës komuniste.
“Nuk mund të jetë pazarxhi votash, nuk ka vend për mashtrues, hije korrupsioni e të shkuar të errët, e tundime të pushtetit, libër e hapur, histori e pastër e hije korrupsioni, çdo kush që ka kaluar derën e drejtësisë, nuk ka vend te ne”, tha Kthupi.
Kam bindjen e plotë se nga çdo pikëpamje ky grup meriton të përkrahet maksimalisht me votë. Dhe kjo vetëm për një fakt, këta janë 100 herë më të vërtetë në ato që thonë dhe bëjnë. Shpirti i ligësisë dhe mashtrimit, demagogjia dhe premtimet boshe tek ky grupim besoj se janë të një shkallë shumë më të ulët se në çdo formacion tjetër politik. Vota ime është për ju!
Do isha dakort sikur te mos ishin majmur aq shume neper oturaket e veremliut shpellar
Nje mut do mari o Loni trapi.
Nuk e kuptoj kush është më djathtas, ky, Lapaj, Basha, Shehaj, Berisha, etj, apo kush tjetër, se programin e kanë të njëjtë: ulje gjysmëpërgjysmë e TVSh-ve atje, heqja e taksave këtje, rritje e pensioneve andej dhe pagave me dy apo në tre fish këtej. Po shteti, me se do të mbahet? Me uljen e korrupsionit thonë, duke mos e patur idenë se pikërisht korrupsioni (në të gjitha format që shfaqet), e mban këtë sistem të djathtë. Do t'i votojë dhe Loni prej kartoni, se e di, ngaqë e ka parë në filxhan, se këta janë më të vërtetit nga ato që thonë dhe bëjnë; i di, o, posi ky Loni, se i ka provuar të vërtetat e tyre kur këta kanë qënë në qeveri në 1912-ën. Një bajge kanë qënë me Berishën, një pjesë e saj sot, pasi kaloi sipër karroja "non-gratas" e ShBA-së. E Loni, zgjodhi këtë copë, se i është dukur më pak bajge, bajgë prej vërteti.
Po këta janë pjella të Saliut more çfarë thoni? Pyeteni Alibeun tju tregoj se çfarë ka thënë me një herë pas vrasjes së 4 vetave ne Bulevard? Besoj nuk e ka jarruat? Pse kijtoni ju po të ndrosh emrin bëhesh i ri, jeni ju që Keni wënë. Mos keni kaliar gjë ylberin.
Vota duhet te shkoj te partit kunder Rames dhe hapur kunder kancerrit Berisha. Vetem djathtas 1912 i plotson kushtet.