Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, lirohet nga qelia avokati Arben Lena

9 Maj 2024, 13:22Kronika TEMA
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, lirohet nga qelia avokati Arben

Lirohet nga qelia avokati Arben Lena. Vendimi u mor nga gjyqtari i çështjes Erjon Cela, i cili caktoi ndaj tij masën “arrest në shtëpi”.


Lena do qëndrojë i izoluar në banesë deri në përfundimin e plotë të hetimeve nga SPAK.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena është arrestuar nga SPAK nën akuzën se është i përfshirë në rastin e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje për tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj Bledar Koziçit, i ndaluar për trafikun e paligjshëm të emigrantëve.

Lini një Përgjigje