Do shiste kallashnikovin, arrestohet 25-vjeçari (VIDEO)

9 Prill 2026, 13:07Kronika TEMA
Do shiste kallashnikovin, arrestohet 25-vjeçari (VIDEO)

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë, gjatë lëvizjes me automjet, në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, shtetasin Eriglen Hasani, 25 vjeç, banues në Kurbin.

Nga kontrollet në automjet u gjet 1 armë zjarri (kallashnikov) me municion, të cilën 25-vjeçari dyshohet se do ta shiste në zonën ku u kap.

Më tej, nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i shtetasit E. H., shtetasi F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta TemA (@gazeta.tema)

Lini një Përgjigje