Do të hedhin nesër në “erë” vilën në Vlorë, IKMT njoftim të rëndësishëm

10 Gusht 2025, 20:21Kronika TEMA
Do të hedhin nesër në “erë” vilën në

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 07:30, do të hidhet në “erë” një objekt trekatësh i ndërtuar pa leje pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum.

Përmes një postimi zyrtar, IKMT bën me dije se shpërthimi do të jetë i kontrolluar dhe do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit.

Në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së operacionit, Inspektoriati përmes këtij njoftimi u kërkon qytetarëve dhe bizneseve të zonës bashkëpunim për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe masave të ndërmarra.

“IKMT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë. Ju sigurojmë se, në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese, do të vijohet me ndërhyrjet me forcën e ligjit ndaj çdo ndërtimi pa leje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet më tej në njoftimin e IKMT-së.

Njoftimi i plotë:

Të hënën, më datë 11.08.2025, në orën 07:30, IKMT ka planifikuar të kryejë prishjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh beton-armë, i ndodhur pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum.

Ky aksion do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura dhe Policinë e Shtetit.

Për demolimin e këtij objekti:

Janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant

Janë planifikuar 32 kilogramë lëndë plasëse

Për të minimizuar ndikimin në zonën përreth dhe për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik, shpërthimi do të kryhet në orët e para të mëngjesit.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë marrë të gjitha masat e nevojshme që operacioni të realizohet me sukses.

Për këtë arsye, do të bllokohet përkohësisht aksi rrugor Vlorë–Orikum, si dhe është rakorduar me strukturat përkatëse për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike 15 minuta përpara shpërthimit.

Gjithashtu, janë marrë masat për praninë e mjeteve zjarrfikëse, ambulancave dhe personelit përkatës.

Të gjithë pronarët e objekteve pranë perimetrit të sigurisë janë njoftuar, duke kërkuar bashkëpunimin e tyre dhe duke i informuar për masat mbrojtëse që duhet të ndërmarrin për të shmangur dëmtime të mundshme.

IKMT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë. Ju sigurojmë se, në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese, do të vijohet me ndërhyrjet me forcën e ligjit ndaj çdo ndërtimi pa leje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ftojmë të gjithë qytetarët të kontribuojnë në portalin hapsiraimepublike.gov.al, për të vijuar këtë proces pa kthim të vendosjes së ligjshmërisë, rikthimit të hapësirave publike dhe kontrollit të territorit.

Interesi publik është mbi të gjitha.

7 Komente

  1. A
    Adritik

    Budalla ndërton pa leje.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ccc

      Kostot e prishjes ? Mundësisht jo nga taxat tona ju lutem

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravoooooo

        Bravo , te mesojne te rrespektojne ligjin. Toke e xanum sikur vijne nga Viçidoli Tropojes. Njerez qe nuk duan ligjin . Nje pronar kazanesh nuk largohesh mbasi i kishte mbaruar kontrata . Disa te tjere bllokojne trotuaret. Disa plazhet sikur ja ka lene nena e babai. Tregoje forcen e ligjit se ndryshe i ngriten baraka me qofte ânes Lanes

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirane

          Po vilen 2 milionshe te Alfred Bejler Shehut bastardit aty ne Himare perse nuk e rrezoni?

          Përgjigjjuni
        2. s
          shqip

          Mgjt kjo nuk shkon fare , po fare . Gjithë këto shpenzime në njerëz , mjete , pajisje , çdo gjë që nevoitet për gjithë këto çibanë , shteti përdor taksat e qytetarëve . Ata janë në shkelje , atyre ngarkojuni faturën e shpenzimeve . S'ka ta paguaj , mbylli biznesin , sekuestroi mall a dyqan , ç'të jetë . Se këta plerat kujtojnë se janë më të zgjuarir. . Shtet legen , vë në lëvizje një ushtri të tërë me shpenzime , në vënd që tu çojë faturën këtyre plerave . Janë hedhur në një sulm të pa parë dhimokratēt , media , Saliu , gjithë raca afgane e shpellarëve . Gjithmonë në anën e anti shtetit . Enveri ka patur shume gabime . Tani bindem edhe më shumë . Gsbim që nuk e la Shqipërinë me gjysëm milion banorë . Këta janë më së shumti shqipfolës , njerëz me bisht . Edepsez milet thoshte turki . Kështu i thotë rraca arabo-mongole e Kim Mehmetit , turki asht i fort .

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zgjohuni, demokraci s’do t’thot shkatrim, po liri

            Po përse me prishje, a s’do t’ishte më njerëzorre që gjith ky investim t’i kalohej bashkish për cfrytëzim, apo kështu vendosin mijt e kënetave që si dje dhe sot po ja nxijnë e shkurtojn jetën njerëzve.Shkurt një krim në vszhdim, që as Enver Hoxha s’ja bëri pronarëve, apo biznesit, as s’i shëmbi por vetëm se i konvertoj në pasuri shtetrore. Turp, marri e krim së bashku.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Henk

              "detonant, demolim..". Mjerë gjuha shqipe me këta injorantë me diploma qoftesh..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje