“Dom Perignon” dhe ilaçe kontrabandë, ndalohet sërish Elidon Çela. Në Tetor iu gjetën 500 mijë € të fshehura në autobus

17 Shkurt 2023, 14:10Kronika TEMA

 

“Dom Perignon” dhe ilaçe kontrabandë, ndalohet

Policia e Vlorës ka shoqëruar në polici Elidon Çelën për kontrabandë ilaçesh, shishe me shampanjë Don Perinjon dhe pesticide. Kjo është hera e dytë që Çela ndalohet pasi pak muaj më parë atij iu gjetën 500 mijë € të fshehura në një autobus të linjës Bari-Durrës. Eurot ishin fshehur në tavanin e mjetit.

Çela, i cili rezulton pronar i agjencisë ‘Buon Aventura’, u lirua nga burgu në fund të dhjetorit të kaluar. Ai u la me detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit Durrës. Gjyqtarja arsyetoi vendimin me pretendimin se lirimi nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimeve ndaj tij.

Në dëshminë e dhënë në polici pak ditë pas arrestimit, të zbardhur nga Abc News, Çela deklaroi para uniformave blu se janë kursime të familjes së tij. “Janë të ardhura të krijuara nga biznesi në Itali. Jam i gatshëm t’iu vë në dispozicion edhe faturat.”, ka thënë ai. /abcnews.al

2 Komente

  1. 1
    1

    Keta jane bisht qeni.Edhe tani po ta lironi ai te njejten gje do bej.Hiqini licensen per 10 vjet dhe shpeton dhe ai dhe shteti

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      po gjyqtarja e ka lene te lire qe te bente leke dhe per te dhe per prokurorin o cuna

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje