5 muaj zvarritje - Shtyhet sërish seanca paraprake për aferën 'Partizani'

4 Prill 2025, 10:10Kronika TEMA
5 muaj zvarritje - Shtyhet sërish seanca paraprake për aferën

Pesë muaj zvarritje në GJKKO për dosjen e aferës Partizani. Sot pritej të vendosej nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi do të kalonin për gjykim, por seanca paraprake u shty për më 11 prill.

Arsyeja e shtyrjes së seancës është mungesa e avokatit të Malltezit. 

Berisha dhe Malltezi vijojnë të jenë në masë sigurie, i pari “detyrim paraqitje” dhe i dyti “arrest shtëpie”. Ish kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim miliona euro nga ky biznes që nisi me paligjshmëri. Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.

Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Paralelisht SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit.

Ndërkohë, një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.

7 Komente

  1. S
    Sali Berisha

    hahhahahhahahhahahha. Opo sa frike e kane Saliun jqj. SPAK e ka mendjen tia shperndaje informacionet e Veliajt, Ballukut dhe Elvi Fundos, jo te thellohet ne dosje. Tmerr o tmerr. Nje lufte e ndyre brenda Rilindjes, padyshim. Po Erioni do jete lepur dhe tradhetar po te dorezohet perpara baxhelles dhe krimit qe e rrethon ne biznes, parti dhe opozite.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Askush nuk e ka vene ne dyshim se Shqiperia e ndodhur ne disa raste ne pragun e shtetit te deshtuar, ka qene dhe eshte pasoje e sistemit te drejtesise!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia Etnike

        Drejtësi halabake . Vegël në duart e ambasadave, grekut, intrigave dhe planeve antishqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Kjo nuk perben lajm. E cuditshme do te ishte sikur te mos shtyhej, sic I ka hije nje gjykate serjoze. Sipas te gjitha gjasave kjo ceshtje mbaron aty nga fundi I shekullit me keta langaraqe qe kane zaptuar sistemin e drejtesise.

          Përgjigjjuni
          1. s
            saliu duhet te shpallet terrorist

            Do shtyhet sa te mbarojne afatet,jane te zgjuar shoket e gjin gjonit e dhjesin gjak nga krimineli sali

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aruro Ui-u shqiptar=Salih Ram Berisha

              E njejta strategji si e Mehdi Gerdecit.Shtyhet seancapa fundesisht sepse gjydyrymi avokat,ose me sakte shebeku i Berisho-malltezit nuk paraqitet ne gjykate dhe gjyqtarja as e krasit fare,se me demek nuk e di ai se perse avokat-leshi nuk paraqitet.Avokati,ne kete rast nuk ben punen e avokatit,por ben punen e bashkepunetorit-te akuzuar-Malltezi dhe ben cfare i thote Malltezovici dhe agjenti serb Berishovic.Si ka mundesi qe nuk behet gjyqi sepse, jo nuk mundet, por se nuk do te paraqitet ne gjyq nje mafioz=avokat? Gjykata nuk ka rregulla? Sa kohe do lejohen keta mafioze te rekrutuar qe bejne rolin e avokatit e te sekserit te bandes antishqiptare berishiste? Apo varja,se kur e shtyne si e shtyne 5 muaj se do shtyhet dhe nje muaj tjeter apo ca kohe te tjera,pune e madhe.Mjafton qe te mos filloje gjyqi.Bravo shoqja e Argites=Gites,se keto midis tyre flasin me perkedheli dhe "Gita" tingellon me miqesoore.Vazhdo zonja gjyqtare,se mos i prishet qejfi klanit Berishist dhe "Gites"! Pa se je betuar per te dhene drejtesi,ajo ka qene sa per te kaluar radhen.Sipas veprimeve tuaja konkrete drejtesia eshte per te tjeret dhe jo kur behet fjale per Nonone e krimit e korrupsionit ne kete vend.Dhe ne kete drejtim keni dhe mbeshtetjen e Bano Grekut apo te Dado agjentit po Grek Skapistit!Turp e faqe e zeze dhe Jazek ju qofte!

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vidhni se leku sheshit eshte...

                Gjykata vazhdon zhvat buxhetin e shtetit...dosjet si Mullaney me bar kafshesh keta shohin si ti vjedhin shtetit ndonje lek me shume. Aka ndonje kufi per keto shtyrjet? Duhej te ishte jo me shume se 3 shtyrhe per 1 gjyq se pastaj behet president nje perdhunues apo vrases.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje