
Është shtyrë për në orën 15 e 30 minuta seanca lidhur me dosjen ‘Ura’. Kjo shtyrje erdhi pasi avokatët kanë bërë kërkesë për t'u njohur me dosjen.
SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ka zbardhur rolin e bosëve Çoba, Presi dhe ‘Visi i Pojës’ por jo vetëm.
Dosja Ura është e mbështetur mbi përgjime telefonike, ambientale, pamje video si dhe zbardhjet e SKYECC, si edhe 29 masa sigurie, në kuadër të të megaoperacionit shqiptaro-italian ‘Ura’, i cili në të dy anët e kufirit procedoi 52 persona, 40 shqiptarë dhe 12 italianë.
Mes 29 emrave me urdhër arresti nga SPAK, është Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, një ndër emrat kyç të këtij grupi, që garantonte trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë, përmes ‘korrierëve’ të ndryshëm. Ndaj tij rëndojnë katër vepra penale “Trafikimi i narkotikëve", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal".
Lini një Përgjigje