Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi ndërsa ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie".
“Specialistët për Hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e qarkullimit rrugor, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se aktualisht 38-vjeçari ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja",- njofton policia.
Nje te denuari per vjedhje arrest shtepie i jepen vetem inicialet a thua se eshte koka (kari ) i ndonje kar-teli droge dhe operacioni me emrin e tij mbahet sekret. Shoku Mero po ndonje revolver "loder" ai kishte ky i pa udhi, apo edhe kjo eshte sekret hetimosor.