Dronët e policisë zbulojnë parcelën me kanabis në Has, nën hetim kryeplaku

10 Korrik 2025, 13:05Kronika TEMA
Dronët e policisë zbulojnë parcelën me kanabis në Has,

Dronët e policisë zbulojnë parcelën me kanabis, e hapur në mes të fshatit Golaj në zonën e Hasit, ndërsa nën hetim është marrë kryeplaku dhe po investigohet për gjetjen e autorit apo autorëve të kultivimit.

Operacioni u kodua “Koordinata” dhe zbulimi u bë gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Burime zyrtare thanë se kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Golaj 93 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.    

''Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Hasreferuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Golaj, Sh. R., banues në këtë fshat, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike”, njoftoi policia vendore.

Lini një Përgjigje